Gjirokaster policia zbardh vrasjen e Andi Nacit
Policia e Gjirokastres ka zbardhur vrasjen e Andi Naçit. Autori Jetjon Veizi kishte patur per qellim te vriste taksistin dhe me pas pasagjeret me qellim grabitjen. Në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi vrau 27 vjecarin. Taksisti kete moment ka ndezuar makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyruar Veizin të zbresë në ecje e sipër nga automjeti. Gjatë arrestimit Veizi shkëmbeu zjarr me policinë dhe më pas plagosi me thikë në dorë një prej punonjësve të policisë . Ai u kap pas fushës së Sportit të qytetit Këlcyrë , në një parcelë të mbjellë me pemë.