Durrës, vriten 4 policë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit

Katër policë janë vrarë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, i arratisur nga Gjykata e Tiranës gjatë procesit të gjykimit. Dajti është një nga 8 më të kërkuarit e Interpolit. Policët e vrarë janë të forcave speciale të Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes dy grupeve rivale. Policia ka shkuar në vendngjajrë për të ndërhyrë dhe Dritan Dajti ka qëlluar drejt efektivë të policisë. Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, është arrestuar dhe është dërguar në spitalin e qytetit të Durrësit.
Në vendngjarje është nisur kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Dritan Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranës, në 17 nëntor të vitit 2003. Dajti është i kërkuar për vrasje.
Në vendngjarje është nisur kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Dritan Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranës, në 17 nëntor të vitit 2003. Dajti është i kërkuar për vrasje.