Berisha garanton Sekretarin e Shtetit hungarez se ka zgjedhur kandidat shumë të mirë për president
Share
Kryeministri Berisha priti Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth të cilin e paska garantuar se ka zgjedhur një kandidat të mirë për president.
Kryeministri e njohu zotin Nemeth me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kryeministri u shpreh se mazhoranca ka propozuar kandidaturë me cilësi shumë të larta për arritjen e konsensusit dhe siguroi se procesi do të vazhdojë drejt përmbushjes së qëllimit kushtetues, në përputhje të plotë me frymën dhe germën e Kushtetutës, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.