Topalli në shërbim të presidencës së Zaganjorit?
Pak orë pasi Kuvendi ezauroi raundin e parë të votimit për presidentin, pa asnjë kandidat, Zyra e Shtypit e këtij institucioni ka dërguar në e-mailet e gazetarëve një procesverbal votimi të datës 24 dhjetor të vitit 2002, kur parlamenti i drejtuar nga të majtët votonte me 84 vota pro emërimit të Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. E-maili përbëhet nga vetëm një foto dhe ka një tekst shpjegues shumë të shkurtër: “Votimi i parlamentit për z. Xhezair Zaganjorin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.
Publikimi i procesverbalit nga Kuvendi vjen pas kundërshtimit të PS-së për kandidaturën e Zaganjorit, ndërsa ky i fundit njihet si njëri i afërt i mazhorancës. Duket qartë se Kuvendi kërkon tu thotë të majtëve se ju keni votuar 10 vjet më parë të njëjtin person që kundërshtoni sot.
Në lojë për zgjedhjen e presidentit ka hyrë edhe vetë administrata e Kuvendit?
http://respublica.al/artikuj/2012/5/30/topalli-ne-sherbim-te-presidences-se-zaganjorit-0