Durres zbulohen 62.7 kg kanabis ne port

62.7 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa është kapur mesnatën e djeshme në një autobus që kishte si destinacion Italinë. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në autobuzin me targa të Tiranës, i cili drejtohej nga shtetasi Ermir Skordileva, 34 vjec.
Droga është zbuluar gjatë kontrollit që i është kryer mjetit në pikën antidrogë në portin e Durrësit.Sipas burimeve policore sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në shasinë e autobuzit. Pas zbulimit të kësaj sasie të lëndës narkotike, efektivat kanë ndaluar drejtuesin e autobuzit,34 vjecarin Ermir Skordileva, ndërkohë që është sekuestruar edhe lënda narkotike bashkë me autobuzin në të cilin ajo u gjet e fshehur.
Aleks Kalemasi