E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke e Igumenices shkaterron nje grup trafikantesh te lendeve narkotike

Policia greke e Igumenices tha se ka shkaterruar nje grup trafikantesh te lendeve narkotike qe kishin ngritur rrjetin e tyre ne Europen Perendimore. Policia tha se hashashi me prejardhje nga Shqiperia transportohej drejt Suedise me makina tregetare qe eksportonin djathin grek. Policia e Igumenices tha se ka bllokuar gjate ketij viti ne brezin kufitar me Shqiperine mbi 4 tone hashash.

Departamenti i Narkotikeve  ne Igumenice qytetin fqinj me Saranden ka deklaruar se ka goditur nje grup  te strukturuar qe kryente  veprime kriminale te vazhdueshme ne trafikun e lendeve narkotike me prejardhje nga Shqiperia drejt  Evropes Veriore.

Policia greke tha se ka arrestuar tre persona duke sekuestruar mbi 200 kilograme hashash dhe nje arsenal armesh. Operacioni sipas policise greke eshte kryer ne zonen e Sulit ne Greqine Veriore zone qe ishte kthyer ne baze te trafikanteve.

Sipas policise greke lenda narkotike pasi transportohej nga Shqiperia maskohej ne podhimin blektoral qe eksportohej drejt Stokholmit te  Suedise permes nje kompanie transporti. Paketimi sipas policise greke  realizohej ne menyre te tilla duke mos ngjallur dyshime ne kontrollet kufitare. Policia greke ka bllokuar si prove materiale pajisjet me te cilat realizohej paketimi i lendes narkotike.

Nderkaq policia e Igumenices publikoi te dhenat per trafikun e lendeve narkotike me prejardhje nga Shqiperia drejt Greqise gjate gjithe ketij viti. Sipas ketyre te dhenave policia greke ka arritur te  bllokoje mbi 4 tone bime  narkotike hashashi te futur ne Greqi nga territori shqiptar.

Policia tha se jane regjistruar  227 raste te operacioneve kunder narkotikeve. Sipas policise greke 333 persona  jane arrestuar per kete veper kriminale. Gjate operacioneve krahas lendes narkotike ne jo pak raste jane sekuestruar edhe arme te tipeve te ndryshme qe perdoreshin nga trafikantet per sigurine e ngarkesave me lende narkotike.

Te dhenat e publikuara flasin per nje rritje te ketij trafiku  qe po behet gjithnje e me shqetesues per policite  shqiptare dhe greke ne brezin kufitar mes te dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›