Gjoba urbaneve Bashkia Shkelen kontraten

Bashkia e Tiranës ju bën thirrje të gjitha operatorëve të transportit urban në qytetet që të zbatojnë kontratat dhe rregulloren e vendosur mes palëve. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, janë vënë re shkelje të mëdha përsa i përket mospajisjes së qyterave më bileta, mos respektimit të orareve, e mungesës së theksuar të pastërtisë në urbane. Autoritetet e bashkisë kanë paralajmëruar se në rast të konstatimit të metejshëm të rregullores, ndaj këtyre subjekteve do të kërkohet dhe heqja e licensës.
"Përsa i përket nisjes së fillimit të punës në orën 05.00, mbarimit të punës në orën 24.00, veshjeve, paraqitjeve, pastërtisë, frekuencave që janë shumë të rëndësishme. Ku ne do të hasim problematika të përsëritura do ti propozojmë kryetarit të bashkisë dhe heqjen e licencës", tha Geron Ibrahimi, drejtor i kontrollit urban në bashkinë e Tiranës.
Aktualisht nga kontrollet që kanë ushtruar inspektorët e bashkisë deri tani janë penalizuar rreth 109 operatorë të transportit urban në kryeqytet.
Edlira Sulejmani