Berisha ne Kruje inaugurohet rruga e pelegrinazhit
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik, e njohur si rruga e Malit të Krujës. Kjo rrugë e cila të con në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, ka një gjatësi 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe kushtoi rreth 343 milion lekë.Rruga e Sarisalltëkut, është e njohur për pelegrinazhin e pandërprerë të mijëra besimtarëve e turistëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë.
Kreu i qeverisë premtoi investime jo vetëm në Krujë, dhe shprehu angazhimin e tij për të ndërtuar shumë shpejt rrugën për Qafë –Shtamë, sic tha ai një nga zonat turistike më të bukura të Shqipërisë. Pas ceremonisë së inagurimit të rrugës kryeministri Berisha vizitoi teqen në vendin e shenjtë në Sarisalltik ku u kryen edhe ritet fetare. Më pas kryeministri vizitoi edhe Selinë e Kryegjyshatës simbol i besimtarëve bektashinj, ku u takua me përfaquesit e komunitetit bektashian të Krujës.
Taulanta Boja