E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Kryeparlamentarja të mësojë të flasë, Topalli: Haxhi Qamili nuk e kupton shqipen time

SHKODËR- Presidenti i Republikës së ShqipërisëBamir Topi dhe Kryetarja e Parlamentin Jozefina Topalli kanë shkëmbyer akuza në distancë sa i përket deklaratave që ato kanë bërë  ditët e fundit në publik ndaj njëri-tjetrit.

Presidenti Topi nga Shkodra ka reaguar ndaj deklaratave që kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë në një intervistë të dhënë në 11 tetor 20011 për agjencinë e lajmeve Radio Europa e Lirë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë intervistës së saj ka nënvizuar se kreu i shtetit kohët e fundit ka luajtur majtas.

“Zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit”,- është shprehur në intervistën për Radio Europa e Lirë kryeparlamentarja Topalli.

Në reagimin e tij presidenti Topi theksoi se kryeparlamentarja Topalli duhet më parë të mësojë të komunikojë.

“Së pari këto zotëri duhet të dinë të komunikojnë në një shtet demokratik, ku pushtetet janë të ndara jo sipas vullneteve të individëve të caktuar, por sipas Kushtetutës”,- deklaroi Topi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi që kryeparlamentarja ka bërë ndaj Presindetit Topi ku nëpërmjet një mesazhi të shkurtër citon.
“
“Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot”,- thekson Topalli në reagimin e saj të shkurtër.

TOPI: LIGJET TË LEXOHEN JASHTË SFONDIT POLITIK
Kreu i Shtetit duke iu referuar ligjit për mbetjet që ktheu për rishqyrtim në Parlament bëri thirrje që ligjet të mos shihen në sfondin politik, ndërkohë theksoi se vendimi i tij është i bazuar në Kushtetutë.

“Unë gjej rastin të rishpreh edhe njëherë atë vullnet që kam shprehur nëpërmjet dekretit tim. Mund t’ju them që ë gjitha betejat e karakterit juridik që janë zhvilluar konsiderohen të fituara nga institucioni i Presidentit. Boll të merrni në konsideratë atë që ka qenë cështja më e ndjeshme, cështja e pronave, Gjykata Kushtetuese i shkoi në sintoni sipas të drejtës, vendimmarrjes që pati Presidenti për ta kthyer. Unë i sugjeroj këtyre zotërive që mos ti trajtojnë në sfodnin politik gjërat. Presidenti i Repulikës ka të drrejtën absolute Kushtetuese të shprehë vullnetin e tij, aq më shumë kur ai është i argumentuar qoftë në planin juridik, qoftë edhe në planin tjetër, ku Kushtetuta detyron shtetin edhe sa i përket pozicionit social”,- sqaroi Topi.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›