E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, zhduket adoleshenti, hetohet pista e rrëmbimit

DURRES- Një 17 vjecar nga fshati Romanat i komunës Rrushbull të Durrësit rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Bledar Mema rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së djeshme. Momenti I fundit kur është parë ka qenë rreth orës 16.30 pranë lumit Erzen afër kthesës së Shijakut. Familjarët dyshojnë se adoleshenti mund të jetë mbytur në lumin Erzen.

Pas apelit në tv NEWS24 polumbarët kanë zhvilluar për disa orë kërkime në lumin Erzen por pa dhënë asnjë rezultat.

Kërkimet janë ndërprerë pas sinjalizimit të marrë nga roja e nhë varreze automjetesh, i cili ka dëshmur se prej dy ditësh në atë zonë qarkullonte një automjet tip fuoristradë e bardhë me targa Tirane, e cila mësohet se ka vëzhguar të gjitha lëvizjet e Bledarit. NEWS24 raporton se tani kërkimet e policisë janë përqëndruar në pistën e mundshme të rrëmbimit të adoleshentit nga persona ende të panjohur.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, zhduket adoleshenti, hetohet pista e rrëmbimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›