Vasili: Mjekët që s’arrijnë kualifikimin profesional, mbeten jashtë sistemit
TIRANE- Mjekët që nuk arrijnë kualifikimin e duhur profesional rrezikojnë të mbeten jashtë sistemit shëndetësor. Ministri Vasili ka përsëritur dhe njëherë se plotësimi i standardeve në pergatitjen profesionale të bluzave të bardha do të jetë kriter kyc për kontributin e tyre brenda sistemit shëndetësor.
“Gjithë modeli i ri menaxheria i aplikuar që me fillimin e janarit të 2009-ës e në vazhdimësi dhe egzigjencat e sakta që kanë kontratat e lidhura ndërmjet mjekëve dhe institucioneve obligojnë një nivel profesional të ri. Sigurisht ky mekanizëm menaxherial përjashton nga mundësia e kontraktimit për një kohë të gjatë të njerëzve me dije mediokre apo që koha i lë pas. Sistemi nuk përjashton dhe nuk privilegjon askënd nga ky proces. Më të mirët, më të zotët, më të vullnetshmit për të ruajtur nivelin profesional shërbejnë për një kohë të gjatë në shërbimin tonë, ata që humbin ritmin dhe koha i lë pas sigurisht nuk mund të jenë pjesë e këtij sistemi.”u shpreh Vasili.
Në fakt që prej vitit 2009 në sistemin shëndetësor ka nisur një program ricertifikimi që synon të krijojë standarde profesionale në mjekësi. Në seminarin “Programi i ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë ” i zhvilluar sot në Tiranë, u bë një përmbledhje e rezultateve të këtij programi dhe ecurisë së tij deri në vitin 2014. Rritja e nivelit profesional të mjekëve do të ndryshojë dukshëm dhe raportet e tyre me qytetarët.
(e.n/News24/BalkanWeb)