E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zhduket 16 vjecari, familjarët apel për ndihmë

DURRES- Një 16 vjecar i larguar nga banesa që ditën e martë rreth orës 19, kërkohet nga familja nëpërmjet News24, e cila i drejton një apel të gjithë shikuesve të japin informacion.
16 vjecari Devis Dama, nga fshati Rrotull i zonës ë Ishmit në Durrës, është larguar nga banesa e tij të martën pasdite, dhe që nga ky moment nuk është kthyer me në shtëpi si dhe nuk ka kontaktuar me familjarë të tij.

Sipas familjarëve në momentin e largimit Devis Dama ka patur të veshur një pulover me zinxhir në ngjyrë portokalli në të zezë, pantallona xhins në ngjyrë blu e errët si dhe atlete të bardha. Familja Dama lutet që kushdo që ka informacion për 16 vjecarin të kontakojë në këtë numër telefoni 0685063586. Mësohet po ashtu se edhe policia e Durrësit ka nisur kërkimet pas denoncimit për humbjen e 16 vjecarit të bërë nga familjarët e tij.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›