E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarr në anijen çisternë, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Porto-Romano ku një anije çisternë ka marrë flakë dhe vetëm 60 minuta më pas është mbytur.

Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Portit Durrës. Si pasojë e mbytjes së anijes kanë humbur jetën dy prej pjesëtarëve të ekuipazhit, përkatësisht kapitenit dhe njëri nga marinarët, një person rezulton i zhdukur, ndërsa 12 pjesëtarët e tjerë janë evakuuar. Trupi i pajetë i një prej antarëve të ekuipazhit është nxjerrë nga uji ndërsa ende po kërkohen dy personat e tjerë të ekuipazhit që rezultojnë të zhdukur.

Anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh, 3500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto-Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.

Anija çisternë “Edirne” me Sierra Leone, me 15 anëtarë në bord është mbytur 6 milje larg Portit të Durrësit ndërsa ekuipazhi i saj përbëhej nga shtetas turq dhe nga Azerbaxhani.

Policia e Qarkut Durrës bëri të ditur se ka mbledhur dëshmitë që mund të zbardhin shkakun e djegies së anijes. Nga dëshmite e para të ekuipazhit, shkak për zjarrin janë bërë punimet e pastrimit që po kryheshin në depozitën nr 3 të anijes.

Në këtë depozite po punonin 2 pastrues për të verifikuar punimet. Kapiteni i anijes ka zbritur për të parë situatën, por në këtë moment ka ndodhur shpërthimi në depozitë që u pasua më pas me mbytjen e anijes, thuhet në reagim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›