Vetëvendosje: Protestë në 22 janar
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron se protesta e ardhshme për bllokim të mallrave dhe automjeteve të Serbisë, do të mbahet në 22 janar 2012.
Nëse Qeveria e Kosovës nis me zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht që nuk do ta mbajmë protestën e ardhshme me 22 janar.
Ky reagim erdhi gjatë një konference për shtyp, ndërsa saktësuan se policia e Kosovës ka ndërhyrë ndaj protestuesve paqësorë.
U arrestuan 146 protestues, 15 vazhdojnë të mbahen në arrest dhe me dhjetëra u lënduan më lehtë a më rëndë. Policia i ka bastisur veturat, autobusët dhe i ka konfiskuar ushqimet, tendat dhe batanijet. Gjatë kontrollit ajo nuk ka gjetur asnjë mjet të fortë dhe madje as brisk dore.
Duke iu referuar mediave kosovare, sipas Vetëvendosjes, nga ana e Qeverisë dhe policisë kishte strategji për dhunë.
Protesta ishte në mbrojtje të Republikës dhe për prodhime të vendit. Moto e protestës ishte: “Serbia nuk kalon! Dje, kishte reciprocitet, aq sa pati protestë.
Sipas “Vetëvendosjes|, politika e Qeverisë së Kosovës është policore dhe kjo gjë po e bën policinë e Kosovës politike.