Grabitën fëmijët e diplomatëve kanadezë, 9 në pranga

Objekte të sekuestruara nga policia pas arestimeve
Dashamir Biçaku
TIRANE- Nëntë persona të dyshuar si pjestarë të tre grupeve të të vjedhjes dhe grabitjes me dhunë dhe me armë të fohta të personave të ndryshëm u ndaluan dje nga policia e komisariatit nr.1 në kryeqytet. Dy persona u shpallën në kërkim ndërsa dy të tjerë janë ende nën hetim, ndërsa dyshohen veç shumë rasteve edhe për vjedhjen e disa fëmijëve të mitur, të cilët ishin fëmijë të anëtarëve të Korpusit Diplomatik Kanadez në Tiranë. Po kështu personat dyshohen edhe si autorë të grabitjes së çifteve të ndryshëm në zonën e liqenit artificial në Tiranë e në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në total policia tha se TË arrestuarit janë përgjegjës për më tepër se 13 raste vjedhjesh, të cilat policia tha se i kishte dokumentuar. Po ashtu hetuesit dyshojnë se këta persona mund të kenë realizuar edhe vjedhje të tjera të kësaj natyre. Në një nga rastet e grabitjeve, personat e mësipërm mësohet se kanë plagosur, një person të cilit i kishin marrë në Qytetin Studenti, një lap- top dhe 10 mijë lekë të reja.
Blutë thanë se veç këtyre rasteve, pret të marrë edhe denoncime të tjera nga qytetarë të ndryshëm të dëmtuar me qëllim ndëshkimin ligjor të tyre. Të aurrestuarit janë Sokol Çala, 16 vjeç, Fitim Peka, 16 vjeç, Olkid Rexha, 16 vjeç, Alban Arapi, 21 vjeç, të gjithë nga Bathorja, si dhe Dritan Shehu, 21 vjeç, Oltion Koçeku, 22 vjeç, Edmond Xhika, 18 vjeç, Hamit Xhika, 19 vjeç, si dhe Eraldi Zeneli, 18 vjeç, të gjithë banues në banues në Tiranë, në rrugën Babë Rexha. Ata janë identifikuar nga policia e Tiranës, si autorë të vjedhjeve me dhunë të personave të ndryshëm, nën kërcënimin e armëve dhe mjeteve të ftohta, si thika, kaçavida etj. Fillimisht ata i provokonin të dëmtuarit me pretekstin sikur kërkonin cigare, apo se ata kishin ngacmuar kushërirat e tyre, në rrugë apo në vende të ndryshme. Më pas nën kërcënimin e thikës apo kaçavidës i detyronin tiu jepnin paratë telefonin, apo sende të tjera me vlerë. Disa mjetet që përdoreshin në grabitje, policia ua bllokoi këtyre personave, gjatë ditës së djeshme gjatë momenteve të ndalimit të tyre dhe shoqërimit në ambientet e komisariatit të policisë nr.1.
Hetuesit thanë se ata janë përgjegjës për vjedhje me dhunë që prej fillimit të vitit të kaluar, ndërsa prej disa muajsh mbaheshin nën vëzhgim prej unifomrave blu të komisariatit të policisë nr.1, pasi gjatë kësaj kohe vjedhjet e tilla ishin kthyer në shqetësim dhe fenomen. Pas studimit të mënyrës së të punuarit të tyre, blutë e komisariatit nr.1 angazhuan agjentë dhe hetues të ndryshëm në identifikimin dhe ndalimin e personave e dokumentimin e krimeve të tyre. Nga hetimi është mësuar se autorët vepronin në zona të ndryshme, edhe pse njiheshin me njëri- tjetrin, duke formuar kështu zona të ndryshme influence ku një grup nuk hynte te zona e grupit tjetër. Burimet e policisë thanë se autorët e grupeve dilnin të tre së bashku në të njëtën kohë ndaj një apo dy personave dhe më pas i kërcënonin me thikë, me kaçavidë, me mjete të mprehta ndërsa në kokë kishin vënë një kapuç. Më pas autorët iu merrnin të dëmtuarve, paratë, orën telefonin celular, apo sende të tjera të vlefshme që kishin e më pas largoheshin me shpejtësi.
Fëmijët e diplomatëve dhe një çift të fejuarish, u grabitën në qendër
Në fund të vitit të kaluar Sokol Çala, Fitim Peka, dhe Orkid Rexha, mësohet se kanë grabitur nën kërcënimin e thikës, fëmëjt e korpusit diplomatik kanadez, rezidentë në Tiranë. Sipas burimeve të Policisë fëmijët kanë qenë në sheshin Nënë Tereza, pranë Korpusit Universitar, kur tre adoleshentët iu prenë rrugën dhe më pas i detyruan fëmijët tiu jepnin 40 mijë lekë të vjetra në dorë, aa sa edhe kishin me vete. Menjëherë policia, nisi kërkimet pas marrjes së deklarimeve të të dëmtuarve, duke fituar të dhëna të rëndësishme mbi autorët e dyshuar të krimit. Dëshmia e fëmijëve sipas hetuesve qe shumë e rëndësishme pasi të dhënat dhe përshkrimet ishin tepër të sakta dhe flisnin pikërisht, për një grup që prej kohësh ishte nën vëzhgimin e hetuesve. Por pavarëissht kësaj, duket se kapakun historisë, ia vunë një çift nga të fejuarish nga Tirana. Vajza 17 vjeçare dhe i fejuari i saj emigrant, mesditën e 11 janarit, janë sulmuar pranë piramidës, ku edhe iu janë marrë një sasi parash. Autorët sipas hetimit, ishin tre persona. Vajza është qëlluar me dorezë hekur që mbahej nga grabitësit. Më pas është kërëcënuar dhe qëlluar edhe fejuari i saj. Pas denoncimit, policia konfirmoi plotësisht autorësinë ndërsa me prokurorinë, u kërkua edhe prerja e fletë arresteve përkatëse.
Të arrestuarit
1. Sokol Çala, 16 vjeç, banues në Bathore (Ndaluar)
2. Fitim Peka, 16 vjeç, banues në Bathore, (Ndaluar)
3. Orkid Rexha, 16 vjeç, banues në Bathore (Ndaluar)
4. Alban Arapi, 21 vjeç, banues në Bathore (Ndaluar)
5. Dritan Shehu, 21 vjeç, banues në Bathore (Ndaluar)
6. Oltion Koceku, 22 vjeç, banues ën Tiranë (Ndaluar)
7. Edmond Xhika, 18 vjeç, banues në Tiranë (Ndaluar)
8. Erald Zeneli, 18 vjeç, banues në Tiranë (Ndaluar)
9. Hamit Xhika, 19 vjeç, banues në Tiranë (Ndaluar)
Vjedhjet
1. Më 01 shkurt 2011, në afërsi të rrugës Mine Peza në Tiranë, pasi e kanë goditur me grushte dhe thikë një shtetas e kanë vjedhjur me dhunë duke i marrë sendet personale.
2. Më 23 janar 2011, rreth orës 17.30 në Rr. Mehmet Broci, kanë vjedhur me dhunë duke i goditur me sende të forta një cift të rinjsh.
3. Më 12 janar 2012, në orën 22:30, në Bulevardin Zogu i Parë, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi shumën e parave prej 70 mijë lekësh.
4. Më 10 gusht 2011, në Rr. Princ Vidi, tre vetë gjate kohës që ka qenë duke kaluar në rrugë për tu kthyer në shtëpi, i kanë dalë përpara 4 persona të cilëve nën kërcënimin e sendeve te forta iu kanë marrë paratë dhe me pas i kanë goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
5. Më 9 Maj 2011, në Rr.Don Bosko, kanë vjedhur me dhunë një person, të cilit i kanë marrë telefonin dhe një sasi parash .
6. Më 25 dhjetor 2011, në afërsi të Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës, kanë vjedhur me dhunë nga 4 shtetas, duke iu marrë aparatet e tyre celularë si dhe një sasi prej 9600 lekësh.
7. Më 02 Janar 2012, në rrugën Muhamet Gjollesha, perballë hotel Doro, kanë vjedhur me dhunë 3 shtetas ku i kanë marrë telefonat celular si dhe një shumë të konsiderueshme parash.
8. Më 11 janar 2012, në afërsi të Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës kanë vjedhur me dhunë dy shtetas ku i kanë vjedhur aparatet e tyre celularë dhe një sasi prej 13400 lekësh.
9. Më 28 nëntor 2011 në rrugën Mustafa Lleshi në Tiranë kanë vjedhur dhunë një shtetas të cilit i kanë vjedhur sendet personale si dhe shumën e parave prej 500 lekësh të reja.
10. Më 9 janar 2012, në qëndër i kanë vjedhur me dhunë dy 16 vjeçarëve një sasi parash.
11. Më datë 28 dhjetor 2011, në sheshin Nënë Tereza, një shtetasi i kanë vjehdur me dhunë një sasi parash prej 4 mijë lekësh.
12. Më 22 dhjetor 2011, tre personave i kanë vjedhur nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë telefona celularë dhe një sasi prej 2500.
13. Më 5 nëntor 2011, në rrugën Jorgjia Truja, në afërsi të Qytetit Studenti,është vjedhur duke e plagosur ne krah me mjet shpues, një person të cilit i