E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Kriza tejkalohet me reforma

Franca do të mund ta tejkalojë krizën e borxheve ndërsa është e përgatitur për të miratuar reforma ekonomike.

Kështu ka deklaruar sot Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, një reagim i cili vjen dy ditë pas uljes së pikëve të Francës nga agjencia e vlerësimeve, Standard & Poor.

Duke iu referuar agjensisë së lajmeve Reuters, Sarkozi ka folur për reforma, ndërsa ato për të do të jenë të zbatueshme.

Me rastin e festimit të 100- vjetorit të lindjes së Mishellë Debrë, babait të Kushtetutës së Republikës së Pestë të Francës, Sarkozi ka theksuar: Do tu tregoj atyre vendimet e rëndësishme që duhet marrë pa humbur kohë, ndërsa ka paralajmëruar bisedime me liderët e sindikatës dhe punëtorët në javën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›