Kuvend, Balla: Korrupsioni bën kërdinë, Berisha: Ne e luftojmë, ju e nxisni
TIRANE - Në kuadër të interpelancës me kryeministrin Berisha për strategjinë antikorrupsion, deputeti i PS-së Taulant Balla e cilësoi të dështuar programin e qeverisë “Me duar të Pastra”, pasi sipas tij korrupsioni bën kërdinë në vend. Balla deklaroi se strategjia antikorrupsion 2008-2013 e hartuar nga qeveria ka mbetur në sirtar, si shumë premtime të tjera.
“E vetmja që mund të mbahet mend nga kjo strategji janë dy numra telefoni që nuk u përgjigjen kurrë. E kam provuar gjithë ditën nuk punon por ka nja 3 vjet që nuk punon fare. A caktuat ndonjëherë fonde për këtë qëllim, a u shpërblye ndonjë qytetar që denoncoi korrupsionin.”- u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.
Deputeti socialist iu referua edhe raporteve vjetore te organizatës Transparency International, duke theksuar se indikatori i korrupsionit në vend është përkeqësuar në vitet e fundit.
Balla e nisi fjalën e tij me vendimin e gjykatës për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, të cilin e cilësoi si një tragjedi të dytë për familjarët e viktimave, por u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, me pretendimin se kjo çështje nuk përputhej me temën për të cilën ishte kërkuar interpelanca.
Kërkesave të Ballës mbi korrupsionin, kryeministri Saliu Berisha iu përgjigj se qeveria vijon luftën ndaj këtij fenomeni, por opozita ka tentuar vazhdimisht ta bllokojë.
“Qeveria ka në epiqendër të saj luftën kundër korrupsionitNe vendosëm që korrupsionin ta luftojmë nisur nga vetja jonë, nga zyrat tona, këtë e bëmë me anën të shërbimeve operative. Kemi miratuar ligje të rëndësishme për të frenuar korrupsionin në administratë. Janë penalizuar mbi 380 zyrtarë për korrupsion që nga viti 2005. Cfarë bëtë ju gjithë këto vite për luftën kundër korrupsionit? Cfarë bëtë ju? Jua them unë, bllokuat imunitetin, bllokuat reformat, penalizuat vendin”.
Kryeministri theksoi se opozita duhet të votojë ligjin per imunitetet. “E vërteta nuk duhet të lëndojë opozitën”.
“Nuk ka opozitë në botë që do të mbrojë qeverinë me imunitet. Ju jeni unikë. Po përse, por që opozita të mos votojë heqjen e imunitetit në historinë e partisë suaj unë besoj se do të vlerësohet si qëllimi më tinzar që mund të mbahej”.
Kreu i qeverisë përmendi si masa anti-korrupsion heqjen e trasnportit publik për funksionarët.
“Nga 3 200 vetura që gëzonin funksionarët e lartë të shtetit, me pjesë këmbimi që kushtonin 19 mijë dollarë në vit, sot kemi 7 vetura të tilla. Kjo reformë kjo e cila e rendit Shqipërinë në vendet më transparente në këtë fushë”.
Sipas Berishes, efekt ndaj luftes anti-korrupsion ishte dhe ndryshimi ne prokurorimet publike.
Balla-Berishës: Nga vijnë të ardhurat e djalit tuaj, Shkëlzen?
Pas fjalës së parë të Berishës, Balla kërkoi nga kryeministri të japë llogari për të ardhurat e djalit të tij, Shkëlzen Berisha që arrijnë 200 mijë euro në vit.
“Yt bir Shkëlzen Berisha deklaron të ardhura neto nga aktiviteti privat 200 mijë euro si sekser. Mungon emërtimi i kompanisë, statusi, natyra e organizimit të veprimtarisë së yt biri. Duhet të na thuash çfarë aktiviteti është ky që bën 200 mijë euro duke qëndruar në kafenetë e Tiranës. Je bërë sekser gjyqtarësh dhe urdhëron mos zbatimin e vendimeve të gjykatave".
Berisha iu pergjigj se Balla shpif dhe se per kete ka dhe nje ceshtje gjyqesore te hapur.
"Balla akuzohet për shpifje dhe ulet në Kuvend si i vetmi deputet i dënuar me shpifje. Në një stan ku jeton sa më shumë shpif, aq më shumë lartësohet”.
Kryeministri theksoi se të ardhurat e djalit të tij nuk vijnë nga sektori publik.
“Sulmi personal që i bëhet ndaj djalit tim, me Ballën kemi një proces gjyqësor të hapur. Kryeministri ka dhënë një urdhër që fëmijët e tij të deklarojnë pasurinë. Meqënëse im bir ka deklaruar shifrën, nëqoftëse vetëm 1 euro e ka të garantuar në marredhëniet me sektorin publik unë kërkoj t’i konfiskohen që të gjitha. Ka një kod në familjen time, nuk mund të ketë asnjë lidhje me sektorin publik”.
“Sa të jem unë në qeveri, korrupsonin do ta luftojë më gjithë forcën dhe potencilalin” .
(er.nu.d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topalli: Ju vratë 4 të rinj në kufi, Ruci: Nuk ka ndodhur, po reciton Kuvend, miratohen disa projektligje