Greqia dhe fqinjët e saj shqiptarë
Festimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur të Shqipërisë gjen marrëdhëniet politike të Greqisë me vendin tonë fqinj në gjendje statike dhe guxoj të theksoj në gjendje amullie. Karakterizohen nga mungesa e lëvizjes dhe e energjisë pozitive. Kontaktet politike midis dy vendeve janë të kufizuara. Bëhen zakonisht në kuadër të ndonjë takimi ndërkombëtar. Asnjëherë në të kaluarën – me përjashtim njëzetmuajshin e “gurtë” korrik 1993 - mars 1995 – nuk kishim një mungesë të tillë kontaktesh, vizitash, dialogu konstruktiv dhe konsultimesh dypalëshe në nivel politik.
Dhe të mos harrojmë se me vendim të samitit të NATO-s në Bukuresht, para tre vjetësh, Greqia dhe Shqipëria janë aleatë.
Ndërkohë Athina, që nga viti 2010 ka zgjedhur të nënvlerësojë kontaktet dypalëshe dhe konsultimet me Tiranën në nivelin funksional të Sekretarit të Përgjithshëm. Konsultimet zyrtare dhe kontaktet e këtij niveli janë të zakonshme për shembull në marrëdhëniet midis shteteve të Bashkimit Evropian. Ministrat e B.E. takohen rregullisht, pothuajse çdo javë. Por në Ballkan, vetëm si mungesë interesi apo si ligështim mund të karakterizohen. Të krijojnë nga njëra anë përshtypjen e gatishmërisë dhe dispozicionit, por pa dhënë rrugëzgjidhje konkrete. Nuk mund të japin rrugëdalje, të shkaktojnë zhbllokimin. Sidomos kur kjo gjendje e mbetur pezull kërkon përgjegjësi politike dhe vendosmëri.
Pala greke vlerëson se me këtë mënyrë kundërvepron në tërheqjen e Shqipërisë nga ratifikimi i marrëveshjes për Caktimin e Kufijve të Zonave Detare dhe të Shelfit Kontinental si dhe në ceremonitë e bezdisshme, tashmë të organizuara të formacioneve politike që kanë lidhje me të ashtuquajturën popullsi çame. Gjithashtu, në lidhje me Minoritetin Etnik Grek.
Në realitet, mungesa e një plani të kompletuar me fillim, mes dhe mbarim me angazhimin e vërtetë të qeverisë greke në kërkim të një rrugëdaljeje si dhe zgjidhjeve në nivel politik, kudo që të jetë e mundur, nuk është diçka që shqetëson apo preokupon Shqipërinë.
Pse? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse pala shqiptare – si qeveria e kryeministrit Sali Berisha ashtu edhe opozita e socialistit Edi Rama – konsiderojnë nga ana e tyre se Greqia e sotme është e dobët dhe e ngurosur si dhe sipas Tiranës nuk ka vullnetin, ndoshta edhe mundësi të diskutojë dhe të përparojë në përballimin e disa çështjeve të caktuara.
Deri kohët e fundit, ndoshta akoma edhe sot, Greqia trajton Shqipërinë dhe shqiptarët me ndjenja kontradiktore frike dhe fodullëku. Shqipëria, kryesisht stafi politik dhe gazetaresk i Tiranës, e trajtojnë Greqinë me frikë, dyshim dhe pasiguri. Tre vitet e fundit u shtua edhe fodullëku.
Athina shpreh habinë nëse në Tiranë kanë me të vërtetë një axhendë të dukshme kundër Greqisë (çështja e Çamërisë) dhe në Tiranë shqetësohen akoma – për fat të keq – në Greqia ka një axhendë të fshehtë. Në këtë mënyrë, interpretojnë edhe mbajtjen nga ana e Athinës, të një qëndrimi të paqartë në lidhje me fuqinë e pasojave ligjore të të ashtuquajturit Ligjit të Luftës.
Në realitet, në marrëdhëniet tona nuk mund të thuash se dominon logjika. Dominon logjika e prononcimeve publike dhe e keqinterpretimit. Dominon një anakronizëm.
Specialiteti që nevojitet në mënyrë urgjente për diagnostikimin e saktë të marrëdhënieve midis dy vendeve, është ai i psiko-analistit dhe jo ai i diplomatit. Kjo nuk do të thotë që diplomacia nuk është gjithashtu një ushtrim i vazhdueshëm i psikologjisë.
Gjithashtu nuk duhet të nënvlerësohet rëndësia dhe përmasat e ndërhyrjeve dhe ndërmjetësimeve të vendeve të treta si Serbisë, Turqisë dhe Italisë në marrëdhëniet e Athinës me faktorin shqiptar. Në mënyrë të dukshme apo të padukshme.
Kam përshtypjen se si Tirana ashtu edhe Athin ndoshta “voliten” nga kjo gjendja e sotme. Në Athinë, ndërhyrja jonë politike fillon dhe mbaron me deklaratat e zëdhënësit të talentuar të Ministrisë së Jashtme. Në realitet, zgjatja e gjendjes së sotme nuk i shërben interesave të Greqisë, ndërkohë që dobëson vazhdimisht edhe rolin e përgjithshëm që aspiron apo ndoshta aspironte që të luante.
Në Tiranë, dëgjoj gjithnjë e më shpesh deklarata të paqarta, zyrtare dhe gjysmëzyrtare, të cilat nuk të çojnë diku dhe nuk ka mundësi të sjellin diçka pozitive.
Gjithashtu, kam përshtypjen se nënkryetari i qeverisë dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili teorikisht i përket brezit të ashtuquajtur të politikanëve bashkëkohorë, duhej të evitonte deklaratat përçmuese dhe përbuzëse për gatishmërinë të pranojë “emigrantë grekë në Shqipëri”.
Jo për gjë tjetër, por me këtë antipatinë e tij duket se po justifikon ata të cilët në Greqi, para njëzet vjetësh, u sollën me përbuzje ndaj emigrantëve shqiptarë të cilët kaluan më këmbë kufirin për të mbijetuar.
Qëndrimi në vend numëro që dominon sot në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, në kombinim me çështjen e mbetur pezull të njohjes së Republikës së Kosovës, mund të përbëjnë shtyllën kurrizore të politikës sonë totale në marrëdhëniet me fqinjët shqiptarë?
Sepse n.q.s. mbesim thjesht në diagnozën dhe në vëzhgimin pasiv të gjendjes nuk shoh mundësinë për të dalë, në të ardhmen e afërt nga hendeqet.
Rreth para një viti, kisha rastin të paraqes në Ministrinë e Jashtme një propozim total - kontekst për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë, Kosovës dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Që atëherë deri më sot vazhdoj të shpreh mendimet e mia me intervista në gazetat “Utrinski Vesnik” e Shkupit, “Koha Ditore” e Kosovës dhe “Gazeta Shqiptare” e Tiranës.
Gjithashtu, kam diskutuar me udhëheqës shqiptarë, politikanë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, emrat e të cilëve nuk i referoj qëllimisht.
Reagimi i tyre fillimisht ishte pozitiv, megjithëse disa e konsideruan procedurën të ndërlikuar. Një artikull në lidhje me këtë temë u publikua në revistën “Mbrojtja dhe Diplomacia” (Dhjetor 2011).
Po parashtroj tre parime të domosdoshme e njëkohësisht me prioritet për politikën greke :
Së pari, të zgjidhen përfundimisht çështjet e pazgjidhura me Shqipërinë në kuadër të një procedure për njohjen e Kosovës.
Së dyti, të shënohet një qasje e përgjithshme e Greqisë me shqiptarët në tre vendet tona fqinjë (Shqipërinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovën).
Së treti, Greqia të sigurojë nëpërmjet kësaj procedure një zgjidhje të kënaqshme në çështjet që e interesojnë dhe e preokupojnë.
Letra më e konsiderueshme që ka sot Greqia në duart e saj, por jo për kohë të papërcaktuar, është njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia. Kjo presupozon fillimin e një dialogu politik, një proces nga i cili Greqia do të ketë për qëllim sigurimin e interesave të saj. Platforma e propozuar përfshin sa më poshtë:
· Fillimin e një dialogu politik midis Athinës dhe Prishtinës me synim përpunimin e një teksti të pranueshëm nga të dy palët, i cili do të ketë formën e Marrëveshjes apo Paktit. Në vazhdim, do të paraqitet për ratifikim në Parlamentin Grek si dhe në Parlamentin përkatës të Kosovës.
· Sigurimin e interesave të Greqisë në lidhje me faktorin e përgjithshëm shqiptar në vendet fqinje me Greqinë (Shqipëri, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova).
· Braktisja në realitet dhe jo vetëm në fjalë nga Shqipëria dhe nga disa grupe dhe organizata të caktuara shqiptare e çështjeve të bezdisshme për Greqinë, të cilat paraqiten me intensitet të pazakonshëm dhe ushqejnë negativisht opinionin publik.
· Ndryshim qëndrimi nga mediat shqiptare dhe largim nga retorika aktuale e disa politikanëve shqiptarë kundër Greqisë.
· Çështje që i përkasin minoritetit etnik grek në Shqipëri.
· Heqja e pengesave për ratifikimin e Marrëveshjes për Caktimin e Kufijve të Zonave Detare dhe të Shelfit Kontinental.
· Rregullim legjislativ nga Greqia të heqjes së “Gjendjes së Luftës” me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një situatë e cila mund të kombinohej me modifikimin e një neni të Marrëveshjes për caktimin e Shelfit Kontinental, me qëllim që me ratifikimin e saj nga parlamentet e Greqisë dhe Shqipërisë, të evitohet çdo keqkuptim që ka lidhje me kufijtë tokësorë e detarë midis dy vendeve aleate.
***
Është e vetëkuptueshme se brenda kësaj procedure Greqia do të tregojë kujdes për ruajtjen dhe sigurimin e interesave të saj. Rregulli themeltar i kësaj negociate do të jetë “asgjë nuk konsiderohet e miratuar n.q.s. nuk ekziston një marrëveshje e përgjithshme”. Ose nëse ju preferoni ndryshe “nuk ekziston marrëveshje e pjesshme pa marrëveshje totale”.
Njohja e pashmangshme “nesër” e pavarësisë së Kosovës nga Greqia duhet të përbëjë një procedurë, e cila duhet të fillojë sot. Nuk është diçka e cila do të ndodhë me automatizime.
Gjithashtu, mirë është që Greqia të shohë pak dhe interesat e saj jashtë kuadrit që cakton apo që na thotë se cakton Beogradi. Serbia është në gjendje, – dhe ndërkohë e zbaton mbas portave të mbyllura në Bruksel, – të mbështesë dhe të promovojë interesat e saj në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën. Të mira janë miqësitë e njëanshme diakronike, por më e preferuar është përpjekja për sigurimin e interesave greke.
Duhet gjithashtu të eliminojmë pikëpamjen dominuese se ekziston një grup me pesë shtete anëtare të B.E të cilat nuk njohin Kosovën. Nuk ekziston një grup i tillë. Këto shtete nuk veprojnë si grup. Për secilin shtet ekzistojnë interesa dhe shqetësime të ndryshme të cilat kanë çuar në mosmarrjen e vendimit për njohje. Shkaqet që pengojnë Spanjën janë krejt të ndryshme nga ato të Greqisë.
Është e sigurt se rol frenues në politikën greke dhe në stimulimin e predispozicionit negativ të opinionit publik grek kanë luajtur vitet e fundit pozicionimi i mediave shqiptare në Tiranë. Nuk ndihmojnë mbështetjen e nevojshme të një përqasjeje të Greqisë me Prishtinën dhe as në njohjen e Kosovës. Gjithashtu, nuk ndihmojnë aspak deklaratat dhe veprimet e disa politikanëve shqiptare si dhe disa grupeve konkrete.
Theksoj se Traktati Greko-Shqiptar i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë, nënshkruar më 21 mars 1996 në Tiranë hyrë në fuqi më 9 mars 1998 ka mandat njëzetvjeçar dhe si pasojë datë skadimi. Sipas nenit 20 par. 2, afati i tij rinovohet automatikisht për një pesëvjeçar, përveç rastit kur njëra palë kontraktuese njofton me shkrim palën tjetër për vendimin e saj ta denoncojë këtë traktat, të paktën një vit para skadimit të afatit. Mirë do të ishte si Greqia ashtu edhe Shqipëria të rinisin bisedimet dypalëshe sipas nenit 17, të cilat kishin filluar në shtator të vitit 2004. Me qëllim që të mos ndodhen përpara surprizave.
***
Për sa u përket shqiptarëve të Shkupit. Në këtë moment të dalldive nacionaliste të drejtuara nga z. Gruevski, shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të zhgënjyer për shkak të largimit të perspektivës së anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, kanë për herë të parë shansin historik dhe mundësinë të arrijnë atë në të cilën dështoi – sepse ajo ishte zgjedhja e liderëve së saj – shumica sllavo-maqedonase.
Si? Me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët politike nga të gjithë krerët e politikës shqiptare në Shkup dhe në Tetovë, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet personale dhe partiake midis tyre dhe duke marrë iniciativën:
1. Të ndërtojnë urën e mirëkuptimin me Greqinë, duke margjinalizuar klasën politike nacionaliste të Gruevskit.
2. Të veprojnë si një katalizator në zgjidhjen e çështjes së emrit.
3. Të çojnë vendin e tyre drejt NATO-s dhe drejt Bashkimit Europian.
Dhe diçka akoma. Le të mos nxitojë z. Gruevski me mjetet e varura dhe të kontrolluara të komunikimit masiv, të na akuzojnë përsëri duke shpifur se gjoja Greqia po evokon “komplote të errëta” me shqiptarët kundër vendit të tij. Realiteti është ndryshe. Shqiptarët e Shkupit, n.q.s. ata vetë e ndërgjegjësojnë dhe e dëshirojnë, mund të arrijnë për atdheun e tyre objektivat, të cilat politika nacionaliste ua ka larguar.
Procedura dhe perspektiva për një bashkëudhëtim, duhet dhe mund të bëjë të qartë se sa e rëndësishme është Greqia për shqiptarët dhe në Greqi sa i rëndësishëm është roli që kanë në Ballkan fqinjët tanë shqiptarë.
Një koleg i mirë, nga njohësit më të thellë të Shqipërisë, i cili lexoi këtë tekst më tha se në disa pika është disi idealiste.
Mund të pretendoj se me të vërtetë përafrimi që sugjeroj është shumëdimensional dhe i vështirë. Kërkon hapa të kujdesshëm e konkretë, e mbi të gjitha njohje të shkëlqyeshme të mjedisit dhe të personave që drejtojnë timonin. Kërkohet lëvizshmëri, kreativitet, imagjinatë dhe dinamizëm. Pra, kërkohet e kundërta nga karakteristikat që kanë lëvizjet e deritanishme që shquhen për burokracinë e tyre statike. Nevojitet diplomaci e paraskenës dhe e prapaskenës si dhe marrëdhënie personale konfidenciale me shqiptarët. Por, mbi të gjitha kërkohet të vijëzohet një linjë në aspektin politik.
* Autori është ish-ambasador i Greqisë në Tiranë. Shkrimi u botua në site-n grek “METARRYTHMISI” (“REFORMA”). Opinionet në artikull nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të “Gazetës Shqiptare”.