Durrës,4 punonjës të koalodimeve në pranga

4 punonjës të Sektorit të Koalidimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës janë vënë në pranga nga shërbimet e antikrimit ekonomik.
Me një vendim të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës të datës 29 janar të këtij viti ndaj katër të arrestuarve është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për vepren penale të korrupsonit pasiv në sektorin privat.
Në pranga janë vënë Altin Hoxha, Edmond Troplini, Naim Hoxha, Erdi Bajo.
Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar " Kolaudimi".
Burimet pranë policisë së Durrësit saktësuan se 4 punonjësit e shërbimit të automjeteve kanë qenë nën hetim për një kohë relativisht të gjatë, pasi dyshohen për korrupsion në dhënien e dëshmive të lejeve të qarkullimit
Ndërkaq burime zyrtare nga prokuroria e Durrësit bëjnë të ditur se të tjerë persona të dyshuar pritet ti bashkohen listës së gjatë të të arrestuarve.