Shpëtohet qeni, kishte mbetur në ujrat e akullta të Balltikut
POLONI-Një qen pati fatin e madh të shpëtonte nga ngordhja si pasojë e të ftohtit të skajshëm kur një anije polake e shpëtoi nga një bllok akulli i cili e kishte transportuar për mëse 100 kilometra larg nëpërmjet lumit në ujërat e akullt të Detit Balltik. "Oficerët e mi e panë qenin në anë të anijes" tha Jan Hoakim, kapiteni i anijes Balltika. "Fillimisht shquajtën diçka që lëvizte ndaj vendosën të kontrollonin më nga afër. Kur u afruan edhe ca vunë re një qen që mundohej të mos rrëshkiste në ujë shtoi ai. Inxhinieri i anijes Adam Buksinski ja doli mbanë ta merrte qenin nga blloku prej akulli duke e mbështjellë më pas me batanije. "Dukej qartë që qeni ishte shumë i dobët nga qëndrimi i gjatë mbi akull ndaj e vendosa në varkë dhe u ktheva në anije. Më pas ai u mor nga marinarët të cilët u kujdesën për të" tha ai. Kërkuesja, Natalia Drags, e cila ndodhej në bordin e anijes u shpreh: "Jemi të lumtur që qeni gëzon shëndet të plotë. Tashmë do të kërkojmë një pronar të ri për të". Qeni u pa fillimisht mbi bllokun prej akulli në një distancë prej 100 kilometrash nga vendi ku u gjet, në lumin Vistula, por zjarrfikësit nuk arritën ta shpëtonin. Kur u gjet nga ekuipazhin i anijes Balltika ai kishte përshkuar mëse 24 kilometra në det të hapur. (s.t/BalkanWeb)