Pekin, hapet parku “Bota e Mrekullive prej çokollate"
KINE- Mijëra adhurues të çokollatës në Kinë u vunë në rradhë për të shijuar ëmblësirën më të re në listën e produkteve të pëlqyera në këtë vend. "Bota e Mrekullive prej çokollate" , një lloj parku gjigand prej 215,000 metra katror, përfshin një kopje të saktë me gjatësi dhjetë metra të Murit të Madh, kopje të Ushtarëve prej Argjile të punuar me çokollatë e një sërë objektesh të tjera interesante. Përveç kopjeve të një sërë objektesh të famshme në Kinë në këtë park janë ekspozuar edhe një sërë elementësh vërtet mbresëlënës. Një kopje me përmasa reale e makinës BMW1, tërësisht prej çokollate, është ekspozuar pran versionit të ngrënshëm të atleteve të yllit të basketbollit amerikan Majkëll Xhordan në një ambjent me temperaturë të kontrolluar.Rreth tre ton çokollatë u përdorën për ndërtimin e makinës, bënë të ditur organizatorët. Edhe pse vizitorët shprehën keqardhjen e tyre të thellë organizatorët bënë të ditur se hën keqardhjen e tyre të thellë organizatorët bënë të ditur se produktet e ekspozuara nuk ishin të ngrënshme. Jia Tianyu, një 20 vjeçar i cili tha duke qeshur se kishte ardhur falë ngulmimit të të dashurës, e quajti me vend insistimin e saj. "Dita e Shën Valentinit dhe Viti i Ri Kinez po afrohen ndaj kam ardhur të njihem më nga afër me këtë park të pazakontë. Një tjetër arsye qe marrja ime peng nga e dashura. Asaj i pëlqejnë shumë çokollatat. Madje i pëlqen të mbledhë sende që kanë lidhje me to. Vendosa të vija këtu pasi lexova në internet për këtë park ndërsa tani mendoj se ja vlejti të vija" tha ai. Suksesi i "Bota e Mrekullive prej çokollate" pritet të marrë shkas edhe nga prania e saj pranë stadiumit olimpik 'çerdhja e Zogjve', një vend mjaft popullor mes turistëve vendas. Sipas çokollata është bërë popullore në këtë vend vetëm gjatë viteve të fundit pas ndryshimit të politikave ekonomike të vendit në drejtim të mallrave të ardhur nga Perëndimi. Megjithatë ajo është bërë shumë shpejt mjaft e pëlqyer nga shumëkush, sidomos nga shtresa e mesme e shoqërisë. (s.t/BalkanWeb)