E Diel, 1 Nëntor 2026

Svoboda: Të nisë reforma zgjedhore

Zgjedhjet e ardhshme duket se kanë filluar të dominojnë në apelet e faktorit ndërkombëtar. Pak ditë pas miratimtit të rezolutes, të majtet në Parlamentin Europian kanë këmbëngulur në arritjen e një kompromisi i cili duhet t'i hapë rrugë përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Nënkryetari i grupit socialist e demokrat , Hannes Svoboda ka deklaruar se maxhoranca dhe opozita duhet të përpiqen t'i japin fund krizës për të përgatitur zgjedhjet loakle të cilat sipas Svobodës duhet të jenë për të gjitha palet të lira dhe transparente.
Ndërkaq Svoboda ka përsëritur se maxhoranca dhe opozita duhet të ngrejnë komisionin hetimor ku shumicën dhe kryetarin ta ketë opozita .
Rezoluta e Parlamentit Europian u lexua ndryshe nga maxhoranca dhe ndryshe nga opozita dhe sërish të dy palët duken larg gjetjes së një kompromisi .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›