Elbasan, Lushnje, Vlorë, zgjidhet kryetari i PS
Socialistët e Lushnjes kanë zgjedhur Bujar çelën në postin e kryetarit të degës së partisë për rrethin. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Bujar çela rezultoi fitues me 168 vota kundrejt 115 votave të kandidatit Astrit Xheka. Më parë nga gara ishte tërhequr kandidati Ilirian Bakiasi.
Procesi në Lushnje u ndoq nga afër nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputetët Bashkim Fino, Fatos Tushe e Arben çuko.
Procesi i zgjedhjeve në Lushnje nuk u kontestua.
Procesi për zgjedhjen e kryetari të ri të degës nisi në orën 10 të paradites dhe në Elbasan. Për kreun e degës se selisë rozë në këtë qytet kandidojnë mjeku Arbën Kamami, ekonomisti Astrit Halili dhe ish deputeti Ndriçim Hysa. Procesi i votimit në Elbasan po ndiqet nga afër nga Valentina Leskaj e cila është e deleguara nga qendra. Në Elbasan janë dhe deputetët Ilir Bejtja dhe Shegushe Ligori.
Procesi është zhvilluar i qetë dhe pa kontestime.
Ndërkaq, situatë më e tensionuar paraqitet në selinë e Partisë Socialiste në Vlorë.