Meta,pakt me sindikatën e pensionistëve

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan një marrëveshje Bashkëpunimi me Sindikatën e Pensionistëve të Shqipërisë. Kreu i lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta tha se përmes këtij bashkëpunimi vendoset si një prioritet shumë të rëndësishëm programor solidaritetin dhe mbështetjen për moshën e tretë dhe pensionistët. Për kryetarin e sindikatës së pensionistëve Isa Gorica pensionistët do të punojmë përkrah Lëvizjes Socialiste për Integrim, që ky grupim politik të fitojë. Meta siguroi se sapo të vijë në pushtet LSI dio të zbatojë draftin e ligjit për moshën e tretë të rrëzuar nga mazhoranca dhe opozita vetëm pak ditë më parë. Sindikata e pensionistëve ka rreth 83 mijë anëtarë.