Durrës,grabiti e plagosi taksistin, arrestohet

Policia e Durrësit arrestoi sot një person të akuzuar për grabitje me armë me pasojë plagosjen e një taksisti.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pasi shtetasi Mikel Shaqja, ka prenotuar taksinë si klient i zakonshëm dhe më pas gjatë rrugës, nën kërcënimin e armës ka tentuar të grabiste taksistin.
Si pasojë e kundërshtimit nga ky i fundit, autori i ngjarjes Mikel Shaqja ka përdorur një armë tip pistoletë duke plagosur taksistin i cili është dërguar në spital në rrezik për jetën.
Spitali menjëherë njoftoi policinë në lidhje me ngjarjen dhe më pas hetuesit morën në pyetje personin e plagosur i cili tregoi rrethanat e krimit.