Maqedoni, rasti i Mavrovës, vdes në burg i akuzuari
SHKUP- Shaban Zenuni dhe Sahit Rushiti janë tashmë dy të akuzuarit që kanë ndërruar jetë, të cilët janë përfshirë në akuzën për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes ndërtuese Mavrova, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e ngritur nga autoritetet maqedonase, e cila nuk u procedua nga Tribunali i Hagës dhe i`u kthye autoriteteve gjyqësore në Maqedoni. Shaban Zenuni nga fshati Merovë i komunës së Zhelinës së Tetovës është një nga të akuzuarit, i cili u vra në aksionin policor dy javë më parë në fshatin Radushë. I akuzuari i dytë Sahit Rushiti dje u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës, ku ai po vuante një dënim që nga viti 2004, i akuzuar për vrasje.
Në rastin e vrasjes së Shaban Zenunit, ish-pjesëtarë i UçK-së i cili u vra së bashku me tre persona të tjerë në aksionin policor në afërsi të Radushës, shoqatat joqeveritare dhe partitë politike kanë kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për ndriçimin e vrasjes, pas shumë dyshimeve, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një incident të montuar në afërsi të Radushës nga ana e MPB-së. Dyshime janë shprehur edhe në rastin e Sahit Rushitit, i cili në rrethana të pasqaruara u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës. Për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, që pretendohet se ka ndodhur në afërsi të Tetovës gjatë konfliktit të vitit 2001, akuzohen 22 ish-pjesëtarë të UçK-së, ndër të cilët edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili, të cilit i është hequr imuniteti i deputetit. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë apeluar mbylljen e këtij procesi gjyqësor, në mungesë të provave dhe fakteve të shpalosura, duke e quajtur veprën si një montim politik nga ish-strukturat qeveritare të vitit 2001.
Edhe partitë politike kanë kërkuar ndërprerjen dhe mosprocesuimin e rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës, të cilat kryesisht ngarkojnë sit ë akuzuar ish-pjestarët dhe krerët e UçK-së. Katër lëndë gjyqësore u kthyen nga Tribunali i Hagës në mungesë provash dhe të cilat janë: maltretimi i punëtorëve maqedonas të Mavrovës, ndërprerja e ujit nga Liqeni artificial i Likovës për Kumanovën, akuza kundër ish-krerëve të UçK-së me në krye Ali Ahmetin si dhe zhdukja e civilëve maqedonas.
(m.a/ina/BalkanWeb)