Murinjo braktis Interin: Dua një tjetër sfidë
MILANO- Nuk kanë mjaftuar tre trofe dhe kthimi i Interit në majën e futbollit evropian për të bindur Zhoze Murinjon që të vazhdojë aventurën në krye të kësaj skuadre. Menjëherë pas finales së Madridit, trajneri portugez ka bërë të ditur lamtumirën e tij nga skuadra zikaltër dhe tashmë pritet që në dy ditët e ardhshme të firmosë me Realin e Madridit.
“Dua të jem trajneri i vetëm që e ka fituar Champions League me tre skuadra të ndryshme. Ka më shumë mundësi që të largohem sesa të qëndroj”, deklaroi pas takimit në Madrid Zhoze Murinjo. Ai tha gjithashtu se skuadra e Interit do të jetë përherë në zemrën e tij, ndërsa u shpreh se në Itali kishte patur probleme të shumta gjatë këtyre dy vjetëve, që e detyruan të largohej. “Unë hyra në historinë e Interit dhe tani dua një sfidë tjetër për karrierën time. Ka ardhur momenti për të vendosur. Për Interin është më e rëndësishme që të qëndrojnë Morati dhe Zaneti sesa unë”, deklaroi Murinjo. Ndërkohë mediat spanjolle bëjnë të ditur se portugezi do të nisë të hënën bisedimet me Realin e Madridit dhe brenda të mërkurës pritet zyrtarizimi. Klubi madrilen i ofron Murinjos një kontratë 4 vjeçare, me një rrogë që shkon në 10 milionë euro në sezon.
Zhoze Murinjo erdhi në krye të Interit në verën e vitit 2008 dhe në dy sezone arriti ta shndërrojë këtë skuadër në më të mirën e kontinentit. Ai u bë shumë shpejt një idhull për tifozerinë zikaltër, kjo edhe për shkak të deklaratave bombastike apo të karizmës së tij të madhe. Me fitoren në Madrid, por edhe triumfeve përballë Barcelonës apo çelsit, Murinjo mbetet një mbret për fansat e shumtë të Interit. Një gjë e tillë u pa edhe në festimet pas fitores së Champions, ku mijëra pankarta të tifozëve i janë kushtuar pikërisht trajnerit nga Setubali.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)