Kuzhe: Besoj te ky grup, Vuçiniç rreziku ynë
TIRANE- Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe shprehu besimin te grupi aktual i futbollistëve që ka grumbulluar për miqësoren me Malin e Zi, duke deklaruar se ata do të jenë baza edhe për eliminatoret e ardhshme. Megjithatë tekniku kroat thotë se ka nën vëzhgim edhe lojtarë të tjerë, por pa përmendur emra, ndërsa është në pritje të rikthimit të Altin Lalës.
“Unë kam besim te ky grup dhe ai do të jetë baza edhe për ndeshjet kualifikuese, - tha Kuzhe. – Por, sigurisht që në bashkëpunim edhe me kombëtaren unë kam në plan të marr edhe futbollistë të tjerë që luajnë në Evropë apo të shoh me vëmendje edhe ata të kampionatit”. Rreziku numër 1 për Shqipërinë në miqësoren me Malin e Zi është sulmuesi i Romës Mirko Vuçiniç, një futbollist tepër i rrezikshëm, por Kuzhe thotë se nuk do të ketë një mbulim të veçantë ndaj tij. “Mendoj se të mbulosh tek për tek Vuçiniç nuk është e lehtë, kështu që unë do të kërkoj të krijojmë një zonë kompekte rreth tij, në mënyrë që herë pas herë të ketë afër dy futbollistë”, u shpreh kroati.
Kuzhe foli edhe për trajnerin e Malit të Zi Zllatko Kranjcar, por nuk pranoi të bënte komentet për problemet e tij me alkoolin. “Ai është miku im i ngushtë, kemi luajtur bashkë për 8 vjet, kështu që nuk më intereson shumë jeta e tij private”, deklaroi trajneri kuqezi. Miqësorja Mali i Zi-Shqipëri do të zhvillohet të martën në stadiumin e Podgoricës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)