Garda ndryshon eskorten e kryeprokurores Ina Rama
Kater truprojat e kryeprokurores Ina Rama jane ndryshuar nje dite me pare pas nje urdhri te dale nga komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi. Ndryshimi eshte bere gjate dites se djeshme ku ne zyren e prokurores se Pergjithshme ka ardhur nje leter zyrtare nga komandanti i gardes ne te cilin thuhet se eskorta qe shoqeron dhe ruan kryeprokuroren Rama do te largohet dhe ne vend te saj do te jene kater pjesetare te tjere te Gardes se Republikes. Nderkohe burime nga organi qendror i akuzes bene me dije se ne fakt nuk dihen ende shkaqet e largimit te kater truprojave te saj. Sipas te dhenave i vetmi person qe nuk eshte zevendesuar te pakten deri me tani me nje truproje tjeter eshte truproja femer qe shfaqet kudo ne krah te prokurores se Pergjithshme. Vec ndryshimeve te truprojave te Ina Rames te dhena nga prokuroria bene me dije gjithashtu se paraditen e djeshme numri nje i akuzes shqiptare ka zhvilluar nje takim me zevendesambasadoren e SHBA-se Deborah Jones. Takimi mesohet se ka zgjatur rreth 30 minuta ndersa sipas te dhenave teme e ketij takimi ka qene hetimi per ngjarjet e 21 janarit.