Sigurimet shendetesore tani sherbim falas edhe te privati
Kostoja e ketij sherbimi nuk duhet te tejkaloje kostot e sherbimit tek spitalet publike ne te kundert qytetarit do ti duhet qe te paguaje shtesen e tejkaluar. Kjo eshte risia e pare qe lidhet me skemen e re te sigurimit shendetesor ndersa e dyta lidhet me kategorite qe do te behen pjese e saj. Pervecse atyre qe jane te punesuar ne skeme shtohen edhe nje seri kategorish te tjera si studentet invalidet te papunet e regjistruar zyrtarisht. Implementimi i kesaj skeme e cila kthehet ne nje fond kontributesh pritet qe te behet ne vijim por sipas modelit qe sanksionohet aktualisht ne projektligjin Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor i cili u diskutua nen per nen ne Komisionin e Ekonomise. Mazhoranca ka diskutuar e vetme kete projektligj dhe ka dhene miratimin ne parim nen per nen duke i hapur keshtu rruge kalimit te tij per diskutim ne seance plenare. Deputetet jane shprehur dakord me risite qe sjell ky projektligj duke i meshuar me teper faktit te permiresimit te cilesise. Ky projektligj per vete specifikat qe ka eshte lakuar nga perfaqesuesit e ISKSH-se si nje nisme qe do te rrise transparencen dhe konkurrencen ne treg por edhe do te lehtesoje marrjen e sherbimit ne te gjithe vendin. Deri me tani sherbimet falas per te siguruarit ne skeme ofroheshin vetem ne spitalet publike nderkohe qe tashme pjese e kesaj behen edhe spitalet private. Instituti i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor do te jete ai qe do te bleje paketen e ofrimit te sherbimit per qytetarin dhe do ti ofrohet spitalit. Per secilin rast sherbimi i ofruar tek privati do te mbulohet deri ne limitet e kostove te te njejtit sherbim tek spitali publik ndersa cdo tejkalim i kostos do te duhet te perballohet nga vete i interesuari. Projektligji i paraqitur nga Ministria e Shendetesise nuk shoqerohet me detaje lidhur me pakten e sherbimeve shendetesore qe do te mundesohet nga sigurimi ne skeme.
Ligji hap perpara per sigurimet
Ministri Petrit Vasili e ka konsideruar projektligjin per sigurimet shendetesore si nje hap perpara per mbulimin e te gjithe popullates. PO keshtu sipas Vasilit ai do te sjelle dhe nje menaxhim me te mire te sherbimeve shendetesore duke ofruar sherbime cilesore per pacientet qe paguajne rregullisht sigurime. Gjithmone e me shume ne menyre te qarte menaxhimi shkon ne menyre efikase atje ku eshte dhe veprimtaria ku prodhohet shendet ne menyre te drejtperdrejte. Kjo shkurton ne menyre absolute kohen burokratike u jep zgjidhje problemeve qe praktika mjekesore nxjerr perdite tha Vasili. Keto deklarata ai i beri gjate miratimit te projektligjit ne komisionin parlamentar te shendetesise.