E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi ne pritje te turisteve

Temperaturat e larta kane sjelle pushuesit e pare buze Adriatikut jo vetem ne fundjave.

Pervec turisteve ditore qe mbushin hotelet dhe restorantet vecanerish ne fundjave ne Durres eshte shume i zhvilluar edhe turizmi familjar.

Ne zyrat e bashkise jane te licensuara 50 hotele por nderkohe mijera apartamente ofrojne mundesine e pushimeve kryesisht per turistet vendas por edhe ata nga Kosova dhe Maqedonia.

Durresi ka nje brez ranor prej 3.5 kilometrash i cili se fundmi ka nisur te pastrohet dhe dezinfektohet.

Plazhi do te jete i pastruar teresisht ne fillim te qershorit nga leshteriket dhe mbetjet urbane. Vete pushuesit shprehen optimiste per sezonin qe sapo ka nisur.

Pavaresisht zhgenjimeve te viteve te kaluara per cilesine e sherbimit pushuesit nuk shkeputen nga ky plazh dhe nga qyteti i bukur bregdetar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›