Përfituesit e ndihmës sociale, në punë sezonale
22/05/2009 Projekti nga Bashkia e Durrësit. Nis pastrimi dhe dezinfektimi i rërës së plazhit
Bashkia e Durrësit ka vendosur të ndjekë politikë punësimi sezonal për një kategori të mirë të përfituesve të ndihmës e trajtimit financiarë nga bashkia. Me ardhjen e sezonit të verës dhe afrimin e mbërritjes së pushuesve të parë në bregdetin e Durrësit, bashkia ka vendosur të nxjerrë në punë për një periudhë 4-mujore afro 60 persona që përfitojnë përkrahje sociale.
Angazhimi
Këta shtetas një ditë më parë janë bërë pjesë e aktivitetit të përditshëm të ndërmarrjes së shërbimit komunal në Plazh për të ujitur lulishtet e pemët, higjienizuar bregun e rërës si dhe për t’u kujdesuar për shëtitoren e Plazhit. Dje ka nisur plugimi i rërës së Plazhit të Durrësit në të gjithë gjatësinë që mbulon bashkia. Mjete të ndërmarrjes së shërbimit komunal si dhe punëtor të ndërmarrjes e të tjerë të punësuar sezonal kanë filluar sistemimin e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa në kufi me zonën e komunës Rrushbull. Rëra nga Ura e Dajlanit deri në Plepa në një gjatësi 3.2 km dhe me një sipërfaqe prej 17.2 ha do të frezohet e gjitha e më pas do të dezinfektohet proces i përvitshëm. Ndërmarrja e shërbimit komunal ka vënë në shërbim të rërës së Plazhit 5 kamionë transporti 5 tonësh me nga 8 m3 kapacitet depozitimi secila, 2 kamionçina 2.5 tonëshe, 1 frezë dhe 4 agregat për heqjen ditë pas dite të mbetjeve urbane. Këtë vit 86 punonjësit e këtij shërbimi në Plazh do të jenë më të lehtësuar në punën e përditshme, pasi së bashku me ta bashkia ka vendosur të vërë në punë edhe 60 përfitues të përkrahjes sociale. Frezimi i rërës ka nisur nga sektori “Iliria” drejt Urës së Dajlanit. Njëherësh bashkia ka vënë në punë edhe makineri për largimin e leshterikut dhe deri në fund të këtij muaji e tërë rëra e Plazhit do të jetë gati për të pritur pushuesit. Punimet janë inspektuar nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako, i cili ka bërë të ditur se këtë vit numri i plazheve private do të jetë në të njëjtën sipërfaqe si dhe një vit më parë. “Sivjet do të kemi 3 plazhet private dhe konkretisht në vendin e quajtur “Teuta”, “Apolonia” dhe “Iliria” që së bashku kapin një sipërfaqe në 1100 m gjatësi dhe 5060 m gjerësi”,-ka thënë Dako. Sipas tij, këtë vit aktiviteti i këtyre plazheve, shtrirja e tyre, shezlonget dhe hapësira e zënë prej tyre do të mbikëqyret nga inspektorët e tatimeve e taksave në bashki. Dako premtoi se mes pronarëve të këtyre plazheve dhe pushuesve apo familjarëve që kanë apartamente në anë të detit nuk do të këtë asnjë konflikt pasi gjithçka do të funksionojë në bazë të një kontrate që këto aktivitete do të lidhin me bashkinë.