Policia shkatërron fushatën e G99 në Kamëz
Personat e veshur me uniforma të policisë Bashkiake shkatërruan vendqëndrimin e G99-ës, duke i hedhur të gjitha materialet në rrugë dhe duke i detyruar me dhunë aktivistët e saj që të largoheshin nga Kamza
TIRANE- G99 njoftoi dje se rreth orës 14:30, efektiva të policisë Bashkiake të Kamzës shkatërruan në mënyrë demonstrative një vendqëndrim (pikë informacioni) të saj, në qendër të qytezës.
“Aktivistët e G99-ës ishin duke informuar kalimtarët e shumtë në këtë vendqëndrim publik rreth aktivitetit të kësaj force politike, kur të paktën 5 policë të policisë Bashkiake të Kamzës u afruan duke bërtitur dhe duke u bërë presion aktivistëve të rinj.
Personat e veshur me uniforma të policisë Bashkiake shkatërruan vendqëndrimin e G99-ës, duke i hedhur të gjitha materialet në rrugë dhe duke i detyruar me dhunë aktivistët e saj që të largoheshin nga Kamza”, njofton zyra e shtypit e kësaj partie. Asnjëri prej këtyre policëve nuk kishte në uniformë identitetin e vet. G99 ka bërë ndërkohë një kallëzim penal ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje aspak të pranueshme në një fushatë elektorale dhe kërkon me insistim që autoritetet përkatëse të marrin sa më parë masat e duhura.
(s.g/BalkanWeb)