Fëmijët me zyrë në Bashkinë e Durrësit
22/05/2009 UNICEF: Të mbrohen e të përkrahen
DURRES- UNICEF ka mundur të bindë Bashkinë e Durrësit për të hapur një zyrë për fëmijët. Në kuadër të të drejtës së fëmijëve për të kërkuar dhe gëzuar të drejtat që rrjedhin nga kartat e konventat ndërkombëtare, bashkia ka dhënë për fëmijët një zyrë. Në përurimin e saj ka qenë edhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri z. Detlef Palm. Në tryezë është folur se në Durrës është i dukshëm interesimi i fëmijëve për të qenë faktor në zhvillimin e promovimin e vlerave të qytetit si dhe një kategori fëmijësh që kanë nevojë për mbrojtje. Deri më tani asnjë institucion vendor apo qendror nuk ka ndonjë statistikë lidhur me numrin e fëmijëve të dhunuar, të braktisur, jetimë, të paarsimuar, endacakë etj. Këto e të tjera raste do të ndiqen tashmë nga vet fëmijët, të cilët do të krijojnë strukturat e tyren bashkinë e Durrësit ku do të kenë dhe një zyrë më vete.