E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku i Porto Romanos pritet te nise punen

Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (KRRTRSH) vendosi pak dite me pare me unanimitet qe ti hap "driten jeshile" ndertimit te parkut energjetik dhe industrial ne zonen e Porto Romanos ne Durres. Keshilli miratoi masterplanin per nje siperfaqe prej 810 hektaresh e cila pritet te kthehet ne nje nga zonat me te rendesishme industriale te vendit. Gjate fjales se tij ne mbledhje, kryeministri Berisha theksoi faktin se me ndertimin e veprave te tilla ne keto zone, Porto Romano merr nje rendesi te madhe edhe per zhvillimin energjetik dhe industrial te rajonit tone. Por sipas Berishes, krahas studimit ekzistues per kete zone duhet te behet edhe nje studim tjeter per te percaktuar kapacitetet e termocentraleve me gaz, biomase, nafte apo qymyr, per te mbajtur ndotjen nen kufijte e lejuar. Per kundershtaret e ketij projekti, kryeministri deklaroi se vendi kishte nevoje per zhvillim dhe nuk mund te mbahej peng nga interesat e grupeve apo individeve te vecante. Kryeministri theksoi se qeveria dhe institucionet e tjera ne vend do te vazhdonin pa nderprere te mbeshtesnin ndertimin e veprave infrastrukturore te cilat i jepnin vendit zhvillim dhe punesonin me qindra dhe me mijera qytetare. Berisha i cilesoi kundershtaret e ketyre projekteve si antiglobaliste dhe persona te cilet mbronin interesat e mafies.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›