E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi si Kombet e Bashkuara

Durres - Qyteti i Durresit mund te jete nje nga qytetet me te vizituara ne bote per vitin qe sapo lame pas, per mos te thene se ndoshta eshte qyteti qe eshte shkelur nga vizitore nga pothuajse te gjithe shtetet anetare te OKB-se. Ne baze te nje raporti te detajuar te Drejtorise se Kufirit dhe Emigracionit, gjate vitit 2007 ne portin e Durresit kane hyre dhe dale shtetas nga 192 shtete te ndryshme te botes. Ndonese ne kete liste prej 192 shtetesh eshte futur edhe Shqiperia dhe Kosova, perseri qyteti i Durresit eshte shkelur nga njerez te pothuajse te gjitha kombesive te rruzullit tokesor. Ne total, shtetasit e huaj qe kane hyre ne vendin tone nga porti i Durresit jane 992 810, nderkohe qe kane dale prej tij 881 172 vete. Keshtu, ne kete shifer jane regjistruar edhe personat e ekuipazheve te anijeve te huaja qe kane ardhur ne portin me te madh te vendit. Megjithese ka mjaft shtete te panjohura per shqiptaret, rezulton se ne Durres kane shkelur shume shtetas nga vende te tilla si" Beliz, Brunei, Darusalam, Cape Verde, Christams Island, Ishujt Falkland, Guajana Franceze, Guam, Ishujt Kuk, Ishujt Kokos Kiling, Komoros, Makao, Myanmar, Niue, Reunion, Pitcairn, Seyshelles, Tokelau, Svaziland etj. Numer te madh shtetasish qe kane hyre nga Durresi ka edhe nga Serbia, me 61 448 hyrje, SHBA 40 014, Italia 83 737, Greqia 56 256, Anglia 42 149, Australia 5425, Austria 9644, Franca 14 957, Bullgaria 10 877, Gjermania 27 483, Holanda 6 523, Norvegjia 2 984, Polonia 9 890, Republika Ceke 6 487, Suedia 5 156, Turqia 21 823, Zvicra 10 449, Ukraina 1812 etj. Nderkohe, prurje te shumta vizitoresh ka edhe nga shtete te tilla, si Zelanda e Re me 693 shtetas, India 194, Egjipti 557, Filipinet 208, si edhe Brazili me 248 vizitore etj. A.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›