E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar, nisin ethet e zgjedhjeve

Dritan Laci
Arben Ceca, i njohur si Ben Yrshekasi, fitues i "Kafazit te arte 2", do te kthehet shume shpejt per publikun me nje surprize. Pasi mposhti me radhe kafazieret, ai ka menduar te rishfaqet ne syte e njerezve me nje mision krejt te ndryshem, qe do t'i habise te gjithe. Edhe kete radhe ai do te jete ne rolin e sfidantit, por me nje ndryshim shume thelbesor ne program. Ne perballjen e re, Ben Yrsheku, ndryshe nga "Kafazi", do te luftoje me kandidate te vertete qe synojne karrigen e njeres prej komunave me te perfolura per allishverishe me pronat ne Tirane. Per ta shkoqitur sa me mire muhabetin, pas suksesit qe i dha "Kafazi", 34-vjecari ka vendosur te garoje fuqishem ne zgjedhjet vendore qe do zhvillohen me shume gjasa ne muajin maj ne komunen Kashar. Tejet i bindur ne fitoren e kandidatures se tij, ai thote se kete besim e mbeshtet jo vetem ne famen qe gezon ne fshatin Yrshek, ku edhe banon, por ne te gjithe zonen qe mbulohet nga komuna ne fjale. Arben Ceca deklaron per gazeten "Korrieri", se do te garoje ne zgjedhje i perkrahur nga studentet. Ajo cka duhet theksuar ne kete garim, eshte fakti se lufta per te fituar postin e kryekomunarit do te jete shume e forte, pasi per te mbajtur ne loje "Benin e Kafazit" nuk do te jene me sms-te e derguara nga publiku, por votat e drejtperdrejta te popullit. Zgjedhjet ne komunen e Kasharit priten te zhvillohen fill pas dhenies se vendimit gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve te dosjes "Kashari 2", te akuzuar nga drejtesia per shperdorim detyre dhe abuzim me pronat. Midis tete personave qe jane ne procedim penal ndodhet edhe kryekomunari i Kasharit, Alfred Sula. Aktualisht komuna drejtohet nga nje kryetar i komanduar, deri ne momentin qe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do te shpalle daten e zgjedhjeve te pjesshme vendore ne kete komune. Garimi ne zgjedhjet per komunen Kashar do te jete per Ben Yrshekasin, epilogu i fundit i nje serie te gjate fatndjellese qe i ka dhuruar pjesemarrja ne "Kafazin e arte 2". Pas u angazhua per pak kohe ne nje program humoristik ne median qe e beri te famshem, ai fitoi te drejten per te vazhduar studimet ne degen e Historise, prane Fakultetit te Histori-Filologji, ne sistemin part-time. Momentalisht ai punon ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave, ndersa shume shpejt pergatitet te marre pjese ne "Kafazin VIP", realitety show-n qe organizohet nga "News 24", me te gjithe fituesit e kafazeve ne edicione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›