Zhvarroset Padre Pio
Trupi i Padre Pios do te zhvarroset dhe do te ekspozohet per besimtaret, per te kremtuar 40-vjetorin e vdekjes se shenjtorit me te dashur te Italise. Vendimi eshte marre nga kreret e kishes katolike, te cilet thone se trupi i pajete i tij do te qendroje i ekspozuar per disa muaj. I njohur per stigmatat e tij dhe mrekullite qe ka bere, Shen Pius apo Padre Pio sic njihet nga ndjekesit e tij, u kanonizua nga Kisha Katolike ne vitin 2002. Rreth 7 milione pelegrine vizitojne cdo vit varrin e tij ne Pulja, ne jug te Italise, aty ku At Pio nderroi jete ne vitin 1968. Arqipeshkvi i Puljas, Domenico Umberto D'Ambrosio, tha se trupi i murgut do te zhvarroset, per te kontrolluar me pas gjendjen ne te cilen ndodhet. "Do te kryejme gjithe punen e nevojshme per te garantuar kushtet me te mira per ruajtjen e trupit, dhe me pas do te ekspozohet per besimtaret ne muajin prill", -ka thene ai. Ndersa Antonio Belpiede, zedhenesi i Urdhrit Franceskan te At Pios, ka mohuar raportet ne media se procedura qe do te kryhet, ka si qellim dhe heqjen e relikteve nga eshtrat e shenjtorit.
Zhvarrosja e trupit te shenjtorit, i cili ka marre meriten e me shume se 1 mije mrekullive, eshte miratuar nga Kongregacioni i Vatikanit per Ceshtjet e Shenjtoreve. Sipas kardinalit Jos