Policia u "shpall lufte" protestuesve
Vlore - Drejtuesit e Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores kane dale gjate dites se djeshme ne nje konference per shtyp, ku kane bere me dije se policia ka gjobitur drejtuesit e disa automjeteve per bllokimin e rruges qe te con ne impiantin e "Petroliferes". Sipas aleancisteve, keto gjoba jane thjesht ne shenje presioni per te lodhur psikologjikisht protestuesit, te cilet prej 9 ditesh kundershtojne vendimin e ndertimit te veprave me baze nafte ne Vlore. Aleancistet jane shprehur se vlera e gjobes prej 800 mije lekesh te vjetra eshte vene enkas nga Policia Rrugore ne shtate automjete te krereve dhe anetareve te AMBGJ-se. Kryetari i Aleances, Rezart Aliaj, tha se keto vlera gjobash jane te qellimshme, ndersa kane pohuar se do te vijojne me protestat e tyre, madje jane duke programuar protesten e ardhshme, e cila do te jete ne kuader te mosbindjes civile. Nga policia bejne me dije nderkohe, qe gjobat jane vene sipas ligjit. Ata thone se vlera e gjobave eshte brenda kufijve te vendosur nga ligji, dhe se keto gjoba jane te ligjshme dhe te motivuara, pasi automjetet e gjobitura jane gjetur aty, dhe perbenin barrikaden qe bllokonte rrugen. J. Xhaferi