E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verona, mbyllet shtepia e Zhuljetes

Ballkoni me i famshem ne bote, ku Zhuljeta fliste me te dashurin e saj, Romeon, do te mbyllet per nje jave. Shtepia veroneze e dashurise se famshme shekspiriane eshte mbuluar nga firma dhe shkrime te turisteve qe e vizitojne cdo dite. Per kete arsye, komuna e Verones ka vendosur te kryeje "nje pastrim gjeneral" te ketij ballkoni. Ne fakt, puna per pastrimin dhe mirembajtjen e nderteses dhe oborrit ku ndodhet statuja e Zhuljetes, e cila perkedhelet cdo dite nga mijera turiste, ka nisur prej kohesh. Por qe te perfundoje i gjithe procesi, autoritetet e Verones kane vendosur te mbyllin shtepine per nje jave, ne menyre qe te perfundoje i gjithe procesi i pastrimit te monumentit me te vizituar ne Itali, pas Vatikanit. Punimet do te fokusohen kryesisht ne pastrimin special te mureve te jashtme te nderteses dhe te oborrit, te cilet jane mbuluar nga firmat dhe shkrimet e te dashuruarve nga e gjithe bota. Nje ritual ky, qe shpesh shoqerohet nga vesi i te ngjiturit te copezave te letrave me camcakez. Keshtu, autoritetet shpresojne qe ne 14 shkurt, ne festen e te dashuruarve, shtepia e Zhuljetes do te jete serish nje mrekulli, e gatshme per te pritur mijera vizitore te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›