Kryeministri italian në Greqi, për krizën dhe gazsjellësin TAP
Kryeministri italian Enrico Leta takoi sot homologun grek Antonis Samaras, në kuadër të një vizite 2 ditore që po zhvillon në Athinë.
Leta e Samaras kanë biseduar së bashku për krizën në eurozonë, për gazsjellësin TAP si dhe për presidencën greke dhe atë italiane të BE-së, gjatë vitit 2014.
Sipas kryeministrit italian, dalja e Greqisë nga kriza është një ngjarje me rëndësi edhe për Italinë. Ai theksoi se sakrificat greke nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur qëllimin.
Duke folur për gazsjellësin TAP, kryeministri grek Samaras tha se gazsjellësi është një sukses për të dyja vendet, të cilat janë në fillimin e një strategjie për përmirësimin e tyre. Sipas Samaras, Mesdheu në të ardhmen do të marrë një rol kyc për furnizimin me energji të Evropës.
Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, Leta më herët theksoi se “tema kryesore” në takimin me kryeministrin grek, Antonis Samaras, do të jetë “e ardhmja e Europës, që duhet të bëhet e ndryshme nga e sotmja, që qytetarët mos ta konceptojnë më si njerkë dhe ndëshkuese dhe ta shohin si burim shprese dhe një tërësi unike që ofron shanse pozitive”.
(Balkanweb)