E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,pronat, në praga 4 zyrtarë vendorë

Katër zyrtarë në njësitë lokale në Durrës janë arrestuar nga policia e qytetit bregdetar. Ata akuzohen se kanë abuzuar me pronat në këtë qytet. Kështu, në prangat e policisë ka rënë kreu i Policisë Bashkiake të Durrësit, Rexhep Bulku, punonjësi i kësaj policie Bashkim Maloku. Gjithashtu është arrestuar edhe kreut i Njësisë Administrative numër 4, Luan Shaba si dhe Lutfi S Dervishi, punonjës në këtë njësi. Operacioni i policisë së qytetit të Durrësit, u ndërmor pas të dhënave nga njësia antikorrupsion e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›