Dashi: Zgjedhësit do votojnë LSI-në

Ilir Dashi, kryetar i LSI-së për degën e Tiranës i ftuar në Ora News deklaroi se takimi i sotëm me gjithë strukturat e Tiranës do të përfshijë të gjithë antëtarët e LSI-së, por mesazhet që do jepen do jenë për të gjithë qytetarët e Tiranës, madje për të gjithë votuesit. Dashi konsideroi se qarku i Tiranës një fushë beteje ku zgjedhësit do kënë një alternative shumë serioze, siç është Ilir Meta. Ndryshe nga viteti e tjrea, sipas kryetarit të LSI-së për Tiranën, në këto zgjedhje do te këtë një kombinim përmes pozicionit të partisë, ofertës që i bën kjo si alternativë e tretë, dhe njerëzve që do të jenë një zgjedhje shumë e mirë individualëe. Lidhur me synimet e LSI-së për kryeqytetitn, Dshi u shpreh "Ne kemi bërë llogaritje tona, por është herët për të dhënë shifra për fitimet që do bëjmë në zgjedhje , por ne mendojmë se zgjedhësit shqiptarë do jenë të prirur për nje alternativë tjetër.