Beqiri: Qeveria po zbeh rolin e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së opozitare, Ismet Beqiri ka thënë se insistimi i partisë, është që Kuvendi të luajë rolin e tij konstruktiv, vendimarrës, kushtetues, ligjor. Sipas tij, qeveria po e zbeh rolin e Kuvendit.
Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk është kundër bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, por është kundër mënyrës se si kanë filluar të papërgatitura, pa axhendë, pa transparencë, pa njoftim të atyre që duhet të njoftohen, që janë deputetët ose përfaqësuesit e qytetarëve.
Sipas tij, pavarësisht se nuk janë pranuar pikat e LDK-së gjatë seancës në Kuvend lidhur me rezolutën për bisedimet, nëse tentohet që diçka e tillë të bëhet jashtë Kuvendit, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e këtyre zhvillimeve.