E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dustin Hoffman operohet për heqjen e një tumori

0708_dustin_hoffmanDuket se e ka kapur në kohë kancerin. Kështu, Dustin Hoffman nuk është menduar dy herë, përpara se të operohej.

Gjithçka e ka treguar për “People” zëdhënësi i tij, Jodi Gottlieb, i cili për respekt të aktorit, nuk ka dashur të zbresë në detaje “Tumori ishte në fazën e tij fillestare dhe u bë e mundshme që të kurohej me një ndërhyrje kirurgjike. Tani Dustin ndihet shumë mirë dhe forma fizike e tij është shumë e mirë”.

Aktori, fitues i çmimit Oscar për filmin “Kramer against Kramer” dhe “Rain Man”, së fundi i bërë edhe regjisor në moshën 76-vjeçare, duhet t’i nënshtrohet kurave të rastit, të vendosura nga mjekët. Kështu do të finalizonte largimin e rrezikut të një rikthimi të kancerit.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›