Dy “JO” të mëdha për të zgjidhur krizën politike
Henri Çili
Duhet gjetur një arsye e drejtë edhe te veprimi i kundërshtarit më të madh.Duke e konsideruar të kryer efektin sensibilizues të ...protestës së opozitës, por sidomos të simbolikës së gjestit të grevës së urisë, në ditën e 10-të të grevës duhet kërkuar realisht një zgjidhje për krizën. Populli opozitar, që i beson Edi Ramës, tashmë prej më shumë se një jave e gjysmë në grevë urie në rrugë, ka nevojë të gjejë tek një zgjidhje e krizës, ato të drejta të arsyeshme që një protestë i përmban, cilidoqoftë objekti i saj. Shumica dhe populli që mbështet Qeverinë dhe Berishën kanë të drejtë të gëzojnë pushtetin e 28 qershorit. Pjesa tjetër e shoqërisë ka nevojë për një normalizim të procesit politik. Të gjithë bashkë kanë nevojë për një vend normal ku gjithçka zhvillohet si në një shoqëri të lirë dhe të përparuar, ku votat as nuk dyshohen se vidhen, ku rrugët nuk bllokohen apo ku Parlamenti nuk shtyn ligje dhe reforma sepse opozita nuk është pjesëmarrëse në jetën parlamentare.
JO ULTIMATUMIT OPOZITAR
"Hap kutitë ose largohu" - thotë opozita prej 9 muajsh dhe greva e urisë prej 9 ditësh. Një slogan ultimativ, i cili e vë situatën në kushte blloku dhe lë pak ose aspak mundësi negocimi. Refuzimi me kokëfortësi i çdo formati të deritashëm të opozitës, përveç hapjes së menjëhershme të kutive, refuzimi i rrugës së institucioneve të drejtësisë për të hetuar për parregullsitë në zgjedhje, refuzimi për të përdorur Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias për t'i dhënë formën e një vendimi gjyqësor dilemës së palëve "është apo jo antikushtetuese hapja e kutive", etj, kanë krijuar jo thjesht një rreth vicioz për aksionin e opozitës, por në këtë shtjelli vicioziteti tashmë kanë hyrë mediat, ndërkombëtarët dhe të gjithë aktorët e tjerë të jetës publike. Si i tillë ultimatum opozitar nuk ka të ardhme dhe ka prirjen të kthehet jo thjesht një mundim sizifian për vetë opozitën e lodhur, por dhe të kthehet kundër saj. Ajo pjesë rracionale dhe e drejtë e kërkesës për transparencën e zgjedhjeve, apo për instalimin përfundimtar të standardit të fundit të zgjedhjeve të lira në këtë vend, "standardi i kutive të hapura", humbet dhe kalon në plan të dytë nga karakteri ultimativ i opozitës. Duke mos mbyllur realisht llogaritë me 28 qershorin dhe mos pranuar humbjen krejtësisht të rregullt dhe parimeve të një loje demokratike të strukturuar dhe ekzekutuar deri në firmën e fundit nga të dyja palët, opozita e ka futur veten dhe vendin në një ngërç të madh. Një lojë demokratike, sikurse janë zgjedhjet e lira, fillon, luhet dhe përfundon brenda një afati të caktuar, me "arbitrimin" e pranuar që në fillim nga palët dhe në fund gjykimi përfundimtar i arbitrit (në këtë rast i Kolegjit Zgjedhor) zgjedhjet përfundojnë një ditë. Ky ishte 28 qershori. Jashtë kësaj dinamike, procesi politik dhe ai juridik nuk do të merrte fund kurrë, nuk do të kishim veprim politik fundor, nuk do të kishte ecje të shoqërisë në parametrat e ligjit pozitiv. A ka të drejtë opozita të shqetësohet për standardin e zgjedhjeve të ardhshme. Bashkë me të dhe ne. Ndaj, ndërsa është e arsyeshme kërkesa e opozitës për standarde të plota për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të ndihmohen fort nga transparenca e zgjedhjeve të fundit, por e shkëputur kjo plotësisht nga rezultati, mënyra ultimative dhe radikale e shtrimit të slloganit "hap kutitë ose largohu", në të vërtetë e kompromenton këtë kërkesë, e rilidh edhe një herë këtë proces me zgjedhjet e 28 qershorit dhe minon përfundimit karakterin fundor të procesit politik - juridik në një shoqëri demokratike. Në këtë mënyrë, duke vijuar pafund të merremi me zgjedhjet e shkuara, nuk bëjmë dot asnjëherë zgjedhje, vendi rrezikon të futet në një konflikt shoqëror pa anë e pafund.
JO REFRAKTARIZIMTI TE QEVERISE
Qeveria aktuale e Sali Berishës ka rastin të këtë një tipar kontradiktor: ajo ka qenë prishëse e zgjedhjeve të lira në Shqipëri me zgjedhjet e 1996 dhe viktimë e vjedhjes së zgjedhjeve nga kundërshtarët socialistë në vitin 2000, 2001 dhe 2003. Ndaj, më shumë se kujdo, asaj i takon të japë çdo kontribut përfundimtar për të afirmuar zgjedhjet e lira në Shqipëri, në mënyrë përfundimtare, ku askush të mos ketë as edhe një gjysmë fjalie ku të dyshojë rezultati e votës së shqiptarëve. Në këtë kuptim, jo thjesht pse është Qeveria dhe ka shumicën, ka shumë më tepër hapësirë se opozita për të zgjidhur ngërçin e krijuar.
Edhe nëse maxhoranca ka besim se hapja e kutive është antikushtetuese apo se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk e lejojnë këtë, maxhoranca është në paradoks: nga njëra anë thotë se hapja është anti - kushtetuese, nga ana tjetër e drejton opozitën të drejtohet në kushtetuese. Edhe sikur realisht hapja e kutive të qe antikushtetuese nga një komision parlamentar, ekzistojnë të gjitha mundësitë juridike që shumica të votojë në kuadër të ri kushtetues apo juridik, për të zgjeruar të drejtat e opozitës, përfshi këtu dhe hapjen e nesërme të çdo kutie që kërkohet pas zgjedhjeve nga kushdo. Qeveria i ka votat dhe bashkë me opozitën mund dhe Kushtetutën të ndryshojnë për një parim të drejtë, që askush nuk e mohon: TRANSPARENCA. Hapja e kutive është instrument i një qëllimi më të lartë: zgjedhjet e lira të ndershme dhe në standarde evropiane për të ardhmen evropiane të këtij vendi. Ndaj status- quo- nuk është e pranueshme për një Qeveri që ka përgjegjësi për t'i dhënë zgjedhjeve, krizave politike në vend, zgjidhje të cilat së paku do të tingëllonin të arsyeshme dhe të drejta nga opinioni publik, edhe pse mund të kundërshtoheshin eventualisht nga opozita. Me më shumë zgjidhje në tavolinë, një opozitë sado e paarsyeshme të qe, do ta kishte shumë të vështirë të refuzonte pasi rrezikon të dalë në periferi të politikës dhe vëmendjes së qytetarëve.
Disa alternativa
për zgjidhjen e krizës
Një zgjidhje për krizën, formulat dhe variablet e së cilës mund të ishin të pafundme, do të duhet të konsideronte së paku tre parime të shëndosha politike dhe juridike:
Së pari: Respektimi i rezultatit politik dhe juridik të 28 qershorit, i cili erdhi si pasojë e një procesi zgjedhor, qartësisht të hartuar dhe ekzekutuar në mënyrë proporcionale nga të dyja palët, PD e PS, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese për sistemin elektoral, nga kodi elektoral konsensual, nga ngritja konsensuale dhe e balancuar të institucioneve të cilave iu besuan zgjedhjet KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, nga firmosja pa asnjë shënim dhe konstestim i të gjitha proces verbaleve nga të dyja palët, apo nga vendimet përfundimtare dhe unanime të Kolegjit Zgjedhor ndaj apelimeve të palëve.
Së dyti; instalimi i standardit të kutive të hapura, jashtë çdo kufizimi duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në mënyrë që askush nga aktorët e procesit zgjedhor të mos guxonte të prekte në asnjë element proces zgjedhor për arsyen e thjeshtë sepse ato kuti mund të hapen në çdo moment dhe përgjegjësit pas gjetjes së provave brenda kutive do të shkonin para drejtësisë. Kjo duhet të jetë krye- prioriteti i reformës zgjedhore, krahas elementëve të tjera të rekomanduar nga OSBE.
Së treti; një transparencë mbi materialet zgjedhore ekzistuese të zgjedhjeve të 28 qershorit, i ndërtuar mbi parimit e përzgjedhjes së rastësishme të kutive, të materialeve zgjedhore për t'u hapur, e cila do të ndihmonte komisionin dy palësh për të krijuar një ide mbi atë që ka ndodhur, mbi natyrën e shkeljeve eventuale, të cilat do të përbënin një tregues të mirëpritur për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe praktikës sonë zgjedhore. Kutitë e materialeve zgjedhore, të zgjidhura mbi parimin e rastësisë, jo vetëm krijojnë një pamje të plotë të fenomenit, pasi aty janë të gjitha të dhënat e matricës zgjedhore, por respektojnë edhe atë detyrim të kodit aktual zgjedhor, në të cilin koha për asgjësimin e kutive me fletët e votimit ka kaluar prej kohësh.
Një kompromis me detaje teknike përkatëse, por që respekton këto tre parimet, do t'i jepte në radhë të parë shoqërisë shqiptare garancinë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të garantuara, do t'i jepte opozitës një bilanc dinjitoz për luftën e saj, të cilën ajo e meriton gjithsesi për sa kohë që lufta e saj ka interes publik për zgjedhjet e lira e të ndershme; do t'i jepte Qeverisë flamurin e zgjidhjes së krizës dhe do i krijonte asaj mundësinë e nj?7 qeverisje komode pa krizë politike nëpër këmbë dhe shumë më tepër shanse për bilanc në qeverisje, e cila ç'është e vërteta është e bllokuar nga ky ngërç politik.