Korce/ I semuri mendor gjendet i vetevarur ne litar nga familjaret
Nje 53-vjecar qe vuante prej vitesh nga nje semundje mendore, eshte gjetur i pajete ne shtepi nga familjaret gjate dites se diel. Burime zyrtare te policise bene me dije se i ndjeri P. D., banues ne lagjen nr.8 te qytetit te Korces, ka perdorur nje litar per t'u vetevarur ne nje prej dhomave te shtepise ku jetonte. Policia eshte njoftuar nga familjaret qe gjeten trupin, kurse grupi hetimor shkoi ne vendngjarje ku kreu keqyrjen e trupit dhe po verifikon shkaqet e ngjarjes tragjike. Burime zyrtare konfirmuan nisjen e hetimeve per "shkaktim vetevrasjeje", kurse pas pyetjes se familjareve ka rezultuar se viktima ishte i semure mendor.