E Diel, 1 Nëntor 2026

Paguhej te ruante makinat e bllokuara, kapet duke i nxjerre me karotrec

Librazhd- Roja e pikes se bllokimit te makinave ne Policine e Librazhdit, arrestohet per "shperdorim detyre", pasi ka lejuar daljen e nje mjeti pa dokumentacionet perkatese. Rreth mesnates se diel uniformat blu ndaluan te dyshuarin Gezim Xherri 45 vjec, banues ne Librazhd. "Ne kundershtim me permbushjen e rregullit te detyres, per ruajtjen e mjeteve motorike te bllokuara nga Policia e Qarkullimit Rrugor per zonen e Perrenjasit, i dyshuari ka lejuar daljen e automjetit me targe KU052CV, te bllokuar nga policia, pa procesverbalin e zhbllokimit te ketij mjeti", thane burime zyrtare. Per te nxjerre makinen e bllokuar me targa te huaja, pronari ka pajtuar edhe nje karotrec i cili eshte sekuestruar si prove materiale nga policia. Burime te policise thane se bllokuan serish makinen dhe karotrecin me targa TR8004S. Pas veprimeve te kryera, dosja i kaloi Prokurorise Elbasan per vepren penale "shperdorim detyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›