Dy adoleshente ruse i heqin kokën të pastrehut dhe luajnë futboll!

Duke e përdorë sëpatën, sharrën dhe thikat, dy vajzat i kanë hequr kokën një të pastrehi, e pastaj kanë luajtur futboll me të njëjtën në rrugën e Moskës.
Ato i sqaruan policisë se nuk u ka pëlqyer pamja e tij, që ka qenë arsye që ti heqin kokën. Pasi kanë luajtur futboll, adoleshentet kanë hedhur kokën në kontinierin për hedhurina dhe pastaj kanë shkuar në banesë ku policia edhe i arrestoi, pasi kanë ndjekur gjurmët e gjakut nga vend ii krimit. Sipas medieve ruse, gjatë arrestimit vajzat dukeshin në gjendje të dehur.
Ngjarjen e kanë parë tre dëshmitarë, por problemi qëndron në faktin që i pastrehu nuk mund të identifikohet. Trupi i tij ka mbetur në vendin e krimit, por kokën e ka bartur kamioni i hedhurinave kur është pastruar lagja.
Burimet e 101greatgols.com, duke u mbështetur në të përditshmen Komsomolskaya Pravdu, thotë se vajzat e arrestuar ishin në gjendje të dehur dhe se kokën e kanë qëlluar më këmbë disa herë. Policia thotë se edhe tre të pastrehë kanë shikuar pamjen e pabesuar, ndërsa identifikimi aktualisht është pamundësuar, pasi kokën e kanë hedhur në kontinier./Indeksonline/