E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kërkojmë një mundësi për t’iu kthyer jetës”

Këshilli grevist i të burgosurve në burgun e Dubravës, ka kërkuar edhe njëherë që ligji për amnisti të përfshijë edhe të burgosurit me dënime të larta.

Të burgosurit në burgun e Dubravës, i’a kanë përkujtuar ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, premtimet që i’u ka dhënë kohë më parë.

Sipas tyre, vet ministri Kuçi, pati thënë se disa denime janë të fryra, dhe se do të ketë amnisti për ta.

“Amnistin, na patë premtu ministri Kuçi, dhe vetë ka thënë që dënimet janë të fryra, vetë e ka citu që dënimet janë të fryra dhe duhet të na jepet një mundësi, tash të njejtën po na e mohon. Andaj ne kërkojmë që të vendoset drejt, dhe të na jepet amnistia, të na jepet kjo amnisti e premtuar nga Ministri. Të jemi të barabartë me shtetet e rajonit”, ka thënë për Indeksonline një përfaqësues i Këshillit grevist i të burgosurve përmes telefonit.

Sipas tij, të burgosurit me dënime të larta, kërkojnë zbutje të dënimit, dhe një mundësi për t’iu kthyer jetes.

“Ne si Këshill grevist, kërkojmë që ligji për amnisti të përfshijë edhe të burgosurit me dënime të larta. Nuk kërkojmë lirimin nga burgu, por që t’iu zbutet dënimi, t’iu heket një pjesë e dënimit, ashtu si tek shtetet e rajonit, si Kroacia, Maqedonia që kanë dhënë amnisti për vrasje. Ne nuk kërkojmë amnisti për ato vepra të cilat kanë ndodh dhe që kanë të bëjnë me politikën ose kundër rendit ose shtetit të Kosovës, sii terrorizmi e të tjera. Por duke i pasur parasysh rrethanat në vendin tonë, pasojat e luftës, traumat e njërqëzve, e kërkojmë një mundësi për t’iu kthy jetës, të na na jepet amnistia”, ka shtuar ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›